Aksident i rëndë në rrugën e Rinasit, një i moshuar mori plagë të rënda pasi u godit nga një makinë.
“Rreth orës 14:10, në rrugën e Rinasit, tek kthesa e Laknasit, mjeti me drejtuese shtetasen G. S., 46 vjeçe, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M. H., 75 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjëndje të rëndë shëndetsore”, njofton policia e Tiranës.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. a.b











