Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kamzë këtë mbrëmje. Një person humbi jetën pasi u godit në një makinë.
“Rreth orës 21:10, në rrugën “Berisha” në Kamzë, mjeti me drejtues shtetasin E. K., 22 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin H. A., reth 60 vjeç, i cili si pasojë e goditjeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i mjetit shtetasi E. K., është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. m.k











