Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka uruar PS në Shqipëri për fitoren në zgjedhje por ndërkohl ajo nuk e përmend kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit nuk shënoi ndonjë urim kur Osmani u zgjodh Presidente.
“Urime Partisë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Përgëzoj Partinë Demokratike dhe gjithë partitë e tjera për garën zgjedhore. Uroj që të gjithë përfaqësuesit politik të kontribuojnë në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit me Kosovën”, shkruan Osmani në Twitter.
Marrëdhëniet e Ramës me lidershipin e ri të Kosovës janë të tensionuara për shkak të përfshirjes se Ramës në projektin e ndryshimit të kufijve të Kosovës.
Në zgjedhjet e 25 prillit morën pjesë edhe kandidatë të VV, partia e Albin Kurtit. Votat e tyre u shpallën në mënyrë masive të pavlefshme nga komisionerët e PS. m.k











