Presidenti i vendit Ilir Meta reagoi sërish, kësaj here me emrin e tij, pas deklaratave të numrit dy të socialistëve, Taulant Balla se së shpejti parlamenti do të nis proceduarat për shkarkimin e tij.
Meta shprehet se presidenti i Republikës është gati për të firmosur dekretin për mbrojtjen e Republikës duke hedhur idenë për një shpërndarje të mundshme të parlamentit.
”Kërcënimi i fundit, që vjen përmes Tao Taos, nga bandat e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë ka vetëm një përgjigje: Presidenti, gati për të firmosur Dekretin për mbrojtjen e Republikës!
Shqipëria e Shqiptarëve! Vdekje tradhëtarëve!”, deklaroi Meta.












