Mbyllja e numërimit të të gjitha kutive në Elbasan ka vulosur edhe numrin e kandidatëve në këtë qark.
Partia Socialiste ka fituar në qarkun e Elbasanit me 86224 vota kundrejt Partisë Demokratike me 57878 vota, me një diferencë prej 28346 votash. PS ka fituar 8 mandate deputetësh me 55.22% të votave, ndërsa PD ka siguruar 6 mandate deputetësh me 37.06 % të votave.

Lëvizja Socialiste për Integrim në qarkun e Elbasanit ka mbetur pa mandat deputeti, duke mbledhur 4.41% të votave, ose 6892 vota në total në zgjedhjet e 25 prillit. a.b











