Në të gjithë vendin është votuar në 5199 qendra votimi ndërsa identifikimi është bërë përmes aparaturave elektronike në mbi 90 për qind të qendrave të votimit.
Rezultatet në 12.30:
Nga numërimi i fletëve të votimit në 2018 Qendra Votimi Partia Socialiste ka marrë 49.37% ose 283320 vota. Ndërsa Partia Demokratike ka pësuar një rritje të votave, duke marrë 223030 vota ose 38.86%.
LSI ka marrë 7.08% ose 40615 vota. Forca e katërt politike është PSD me 2% ose 11481 vota.
Ndërkohë janë numëruar 38% e qendrave të votimit. a.b











