Edhe Exit Poll i euronews albania për qarkun e Tiranës, nxjerr fituese opozitën në këtë qark ndërsa i vendos PD dhe PS në të njëjtat shifra.
Këto rezultate për qarkun e Tiranës kanë dalë nga 80% e të dhënave të mbledhura deri më tani nga intervistimet në qendrat e votimit. Tirana shënoi edhe nunrin më të lartë të votuesve sot me rreth 54%.
Të dhënat paraprake për qarkun e Tiranës:
Partia Socialiste nga 16-17 mandate
Partia Demokratike nga 16-17 mandate
Partia Socialiste për Integrim nga 2-3 mandate
Partia Social-Demokrate nga 0-1 mandat. m.k











