Në një intervistë për emisionin “Frontline” të gazetares Marsela Karapanço në News24, kreu i fushatës së PS në Elbasan, Taulant Balla ka fshehur marrëdhëniet me të ndjerin Pjerin Xhuvani.
Sikurse thotë Balla, Xhuvanin e njihte, madje muajt e fundit kishte biseduar disa herë për transferimin e eshtrave në Elbasan të Shën Joan Vladimirit. Ai thekson se këtë çështje e realizuan bashkë, ndërsa thotë se Xhuvani ishte besimtar ortodoks i angazhuar, ndërkohë që e kanplrjashtuar atë nga çdo marrëdhënie në kuadër të fushatës elektorale në Elbasan.
Balla ka përmendur aktivitetin e Xhuvanit me LSI por nuk tha për asnjë moment se Xhuvani ishte një ndër personat e incidentit të 14 shkurtit në Elbasan ndaj kreut demokrat Basha.m.k











