• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha nga Elbasani: Do t’jua kthejmë qytetin njerëzve. Askush nuk do t’ua vjedhë më votat. Askush nuk do t’ua vjedhë shpresën

droni by droni
23 April, 2021
in Kryesore, Politika
0
Basha nga Elbasani: Do t’jua kthejmë qytetin njerëzve. Askush nuk do t’ua vjedhë më votat. Askush nuk do t’ua vjedhë shpresën
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur edhe në qytetin e Elbasanit për të zhvilluar fushatën përmbyllëse. Në fjalën e tij para qytetarëve elbasanas, Basha tha se dita e diel do të ndryshojë të ardhmen e shqiptarëve. Kreu i opozitës gjithashtu u bëri thirrje elbasanllinjve që të votojnë masivisht më 25 prill pasi asnjë nuk do t’u vjedh votat, shpresën dhe ndryshimin që do u kthej Elbasanin qytetarëve.

Më poshtë fjala e plotë e kryetarit të PD para qytetarëve në Elbasan.

Lulzim Basha:
Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra në këtë mbrëmje të mrekullueshme kthehem në Elbasanin tuaj, në Elbasanin tim, në zemrën e Shqipërisë, zemrën që rreh për fitoren më të thellë të Elbasanit, fitoren më të bukur të Elbasanit, fitoren e familjeve dhe fëmijëve të Elbasanit. Vëllezër dhe motra 8 vite me radhë kam qenë pranë jush dhe me ju në ditët e një dimri pafund kur priteshin dritat e familjeve në lagjet më të vjetra të Elbasanit, kur shkurtohej ndihma ekonomike dhe hiqej buka e fëmijëve të Elbasanit. Unë nuk kisha veç fjalës asgjë për të ndalur lotët që rrokulliseshin të nënave të Elbasanit , 8 vite dimër marrin fund ditën e diel sepse këtu jemi mbledhur si asnjëherë që nga kjo kryezemër e kombit të ushtojë në mbarë Shqipërinë thirrja që buron nga zemra e çdo elbasanasi, ndryshim. Bashkë për ndryshim! Fitore! Fitore e çdo banori të këtij qarku fisnik nga Përrenjasi në Gramsh, nga Librazhdi në Cërrik, nga Dumreja në Peqin dhe këtu në zemrën e qarkut, në zemrën e Shqipërisë Elbasanin e fisnikërisë.
Bashkë erdhëm afër dhe u afruam, bashkë ëndërruam të paimagjinueshmen dhe sot është realitet, tuneli i Kërrabës. Tirana dhe Elbasani janë bashkë dhe afër më shumë se kurrë, më shumë se në të bukur ëndërr. Bashkë ëndërruam dhe bëmë të vërtetë një nga dy investimet më të mëdha të dekadës kaskadën e Devollit. Dhjetëra mijëra familje të punësuara energji për Elbasanin për Shqipërinë. Bashkë shtruam rrugën e zhvillimit dhe të infrastrukturës në Dumrenë e bekuar nga Zoti dhe kudo anë e mbanë Elbasanit dhe vepra të tjera i lamë gati për të përfunduar si rruga Qukës Qafë- Plloçë dhe projekti i përfundimit të korridorit të 8-të drejt Qafë- Thanës që me të drejtë e sheh Elbasanin siç është qendër dhe kryeqendër të vija Egnatia. Për 8 vite me radhë, 8 vite dështime i lanë këto projekte përgjysmë, i mbushën shtëpitë me të papunë dhe i zbrazën nga e rinia e mrekullueshme e Elbasanit, të cilën e dëbuan nga shtëpitë e tyre drejtë emigracionit. 8 vite vuajtje, 8 vite padrejtësi, 8 vite dhunë. Por nga Elbasani e mësoi, nga Shqipëria e mësoi dhe sot e di dhe vetë ai që 8 vite e mbajti vendin peng, se të dielën Elbasani i prin fitores. I prin fitores më të thellë, më të madhe dhe më të bukur. Fitores dhe ndryshimit që kjo kështjellë, kjo kala e qytetarisë, e mençurisë, e arsimit, e dijes, e punës, e zejtarisë, e bujqësisë të rrezatoj menjëherë anembanë Shqipërisë kulturën traditën e çmuar dhe të shtrenjtë të Elbasanit dhe kështu do të ndodh, sepse me 25 prill elbasanasit do të votojë për qetësinë e fëmijëve të tyre, do të votojnë për paqen në zemrat e prindërve për sigurinë e fëmijëve të tyre, për punësimin e nënave dhe baballarëve dhe për ta kthyer Elbasanin dhe universitetin e tij në një qendër model arsimi për rininë e mrekullueshme të Elbasanit, të Korçës e të mbarë Shqipërisë dhe kështu do të ndodh, mirëqenia, punësimi janë tashmë jo të kyçura në vargojve 8 vjeçar të Edi Ramës, të skutave të errëta por janë me 25 prill këtë të diel në dorën e çdo burri dhe gruaje, çdo vajze dhe çdo djali që do dalë e do votojë për ndryshimin për fitoren. Do dal e do votojë këtu në këtë qytet, në këtë trevë, anembanë Shqipërisë, një popull që mezi po e pret të dielën, sepse këto, ju e dini, e dini më mirë se kushdo janë zgjedhjet më të rëndësishme në Shqipëri, sepse vendimi që do të marrim është edhe 4 vite të tjera si këto 8 që kaluam apo bashkë për të hapur dyert e zhvillimit, dyert e ndryshimit, dyert e Elbasanit dhe Shqipërisë si gjithë Europa! Ne e dimë fare mirë, ju e dini fare mirë, unë e kam parë dhe e dëgjoj nga jugu në veri buçimën, këngën e fitores. Kjo do të jetë fitorja më e bukur sepse do t’iu takojë të gjithëve ju, vëllezër dhe motra pa dallim, pa dallim ashtu si vuajtja dhe mjerimi nuk ka shpëtuar askënd nga ndëshkimi, ashtu dhe ndryshimi që po vjen është i vërtetë, është i prekshëm dhe do të jetë plot gëzim për çdo banor të Elbasanit, për çdo shqiptar dhe çdo shqiptare pa përjashtim. Dhe prandaj kam nderin dhe kënaqësinë dhe ju mundësinë të çoni drejt parlamentit dhe mazhorancës fituese të Partisë Demokratike dhe aleatëve tanë në fitoren më të thellë, ekipin tonë të mrekullueshëm, shkrimtarë, profesorë, mjekë, juristë, ekonomistë, sipërmarrës, të drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi. Dielli i shpresës, dielli i besimit, dielli i fitores rrëzëllit në sytë tuaj, nata e të keqes bie përherë të fundit këtë të diel, sepse Elbasani do të marrë në dorë fatin e vet, të familjeve të veta dhe vëllezër dhe motra ëndrrat tuaja dhe ëndrrat e mia për Elbasanin nuk kanë mbaruar. Ëndrrat e mia, ëndrrat tona për Elbasanin nuk kanë mbaruar. Më 25 Prill le të fillojmë punën me votën tuaj për t’i bërë realitet këto ëndrra, për të vazhduar projektet, për të çliruar familjet, sipërmarrjet, fermerët, mjekët, mësuesit dhe rininë dhe për ti dhënë mundësinë për zhvillim, për punësim, për pensione dinjitoze për të rikthyer modelin e vyer dhe të çmuar që unë vëllai juaj jabanxhi e di që ju bën krenar e na bën krenar të gjithë si shqiptarë, qytetarinë e elbasanllinjve. Do ta bëjmë realitet sepse të Dielën e gjithë Shqipëria dhe zemra e saj Elbasani do të votojnë masivisht për numrin 9. Do të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre numrin 9, për prindërit tanë numrin 9, për qytetarinë numrin 9, për paqen, sigurinë, zhvillimin ekonomik numrin 9, për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian numrin 9. Bashkë për ndryshim! Elbasani fiton! Shqipëria fiton! Fitore! e.k

Previous Post

LAJMI I FUNDIT/ Bien viktimat nga covid 24 orët e fundit në spitale, sa janë infektimet

Next Post

Presidentja e Grave të PPE, Doris Pack, mesazh të fortë për shqiptarët: Të dielën votoni numrin 9, votoni ndryshimin dhe Lulzim Bashën!

droni

droni

Next Post
Presidentja e Grave të PPE, Doris Pack, mesazh të fortë për shqiptarët: Të dielën votoni numrin 9, votoni ndryshimin dhe Lulzim Bashën!

Presidentja e Grave të PPE, Doris Pack, mesazh të fortë për shqiptarët: Të dielën votoni numrin 9, votoni ndryshimin dhe Lulzim Bashën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.