Prezenca e OSBE-së në Shqipëri shprehet e shqetësuar për situatën aktuale parazgjedhore në vend.
OSBE e lidh këtë shqetësim me incidentin e dhunshëm, që çoi në humbjen e jetës së një personi dhe plagosjen e katër të tjerave në Elbasan.
’’Mendimet tona janë, së pari, për familjen e viktimës. Ne besojmë, fuqimisht, që fushata zgjedhore dhe përgatitjet e zgjedhjeve janë një mundësi demokratike e jashtëzakonshme, e cila nuk mund të njolloset me gjak dhe dhunë. Presim që policia dhe institucionet gjyqësore të Shqipërisë ta hetojnë plotësisht dhe ta ndjekin penalisht këtë krim të shëmtuar’’, thonë vëzhguesit e OSBE. a.b












