Një person ka rënë në prangat e policisë në Kurbin, i akuzuar për vepre penale “Vjedhja me armë”.
Shtetasi me inicialet F.K 33 vjeç, banues në Kurbin, ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, thuhet në njoftimin e policisë.
Ky person iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. a.b











