• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GENC POLLO/ Pacta sunt servanda ose një guidë për pas 25 prillit

droni by droni
22 April, 2021
in Kryesore, Opinion
0
Genc Pollo: Ed Ramës nuk i paska dalë inati, Gabriel e sulmoi për shembjen e teatrit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Genc Pollo

Shenjtëria e marrëveshjes

Respektimi i fjalës së dhënë (marrëveshjes) nga palët ka qenënjë nga parimet e hershme të qytetërimit njerëzor. Që kyparim të brendësohej e rrënjosej në shoqëri kaldeasit, egjiptianët e kinezët e lashtë e konsideronin të shenjtëmarrëveshjen dhe besonin se perënditë e tyre ishin një “palë e tretë hyjnore”, e cila vigjëlonte e gatshme për të ndëshkuar“palën zuzare” në rast shkelje të marrëveshjes.

Më vonë ky parim del si thelbësor në fetë abrahamite po të shikosh urdhëresat e Dhiatës së Vjetër e të Re si edhe të Kuranit. Spikat në këtë traditë Shën Augustini, teologu e filozofi i shek. 5 m.Kr. i cili porosit se fjala duhet mbajturedhe kundrejt armikut. Në shekujt e mëvonshëm e sidomos në Iluminizmin europian e deri në kohët moderne ky parim, i njohur me thënien latinisht pacta sunt servanda (marrëveshjetduhen respektuar), u bë qendror dhe universal në të drejtënkombëtare e ndërkombëtare.

Marrëveshjet e Tiranës; 2013 e 2020

Në fillim të nëntorit 2013, katër muaj pas humbjes në zgjedhjet parlamentare e shtatë javë pas formimit të qeverisëRama, Partia Demokratike paraqiti në Kuvendin e Republikës projekt–rezolutën “Për proçesin e integrimit Europian të Shqipërisë”. Ishte një gjest vullnetmirë, konstruktiv e jo fort i shpeshtë në parlamentin tonë. Teksti i saj ishte i përgjithshëm e në pikën 6 i kërkonte qeverisë të përmbushte pesë kushtet e Brukselit (po, vetëm pesë ishin atëhere! Madje formalisht nuk quheshin as kushte por prioritete!) E veçantë ishte pika 9 ku Kuvendi (e qeveria) angazhohej të mos cënonte integritetin e institucioneve të pavarura si Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), Inspektoriati i Deklarimit e Kontrollit të Pasurive të ofiqarëve (ILDKPKI), Instituti i Statistikave (INSTAT), e të tjera, përfshi edhe organet e drejtësisë. Një ndër rregullat e  qeverisjes së mirë është që drejtuesit titullarë të këtyreinstitucioneve të emëruar sipas ligjit nga një mazhorancëparlamentare mbeten në detyrë deri në fund të mandatit të tyre; dhe kjo respektohet nga një mazhorancë parlamentare e re. Mazhoranca e dalë nga zgjedhjet e v. 2005 e respektoi këtërregull edhe pse më herët i kishte kritikuar për abuzim e korrupsion disa nga drejtuesit titullarë të këtyre institucioneve.

Në nëntor 2013, mazhoranca ra dakord me propozimin e opozitës dhe projekt rezoluta u votua unanimisht në Kuvend në 27 nëntor. Të nesërmen Shqipëria festoi Ditën e Flamuritnë harmoni e paqe sociale. Shtatë javë më pas, në janar 2014,qeveria e mazhoranca e saj në Kuvend filluan të shkarkoninnjë nga një drejtuesit titullarë të institucioneve të pavarura e t’i zëvendësonin me njerëzit e tyre; për këtë përdornin edhe ligjespeciale, por më së shumti shkelnin ligjin në fuqi. 

Le të shohim çfarë i parapriu miratimit të rezolutës në planinndërkombëtar: më 29 tetor 2013 u mblodh në Tiranë Komisioni Parlamentar i Stabilizim Asociimit, forumi që dy herë në vit bën bashkë deputetët tanë dhe eurodeputët. Kryetari i porsacaktuar i komisionit, një eurodeputet sllovak, arriti diçka që nuk arrihej prej vitesh: miratimin me konsensustë një deklarate në fund të mbledhjes (sipas rregullores për miratimin duhen edhe votat e opozitës dhe deputetët socialistëpara 2013 nuk kishin votuar pro për arsyet e tyre). Pika 6 e deklaratës, njëlloj si më vonë pika 9 e rezolutës kërkonteruajtjen e respektimin e institucionve të pavaruara duke i pëmendur ato një e nga një me emër. Në 14 mars 2014 në Strasburg gjatë mbledhjes vijuese të komisionit, drejtuesi i deputetëve të opozitës, ngulmonte herë me zë të ulët e herëme të lartë se në deklaratën e rradhës duhej të përmendejdhunimi nga mazhoranca i pikës 6 të deklaratës së tetorit. “Lëre këtë tashti !“– i thoshte kryetari– “Po sikur të fusim një rekomandim për reformën territoriale?” Si përfundimdeklarata nuk u miratua. 

Në 14 janar 2020 mazhoranca nënshkroi një marrëveshje me opozitën, sipas të cilës çdo amendim  i legjislacionit zgjedhordo të bëhej me konsensus; më  5 qershor 2020 palët, po me shkrim, ranë dakord për amendimet konkrete. Një muaj mëvonë shefi i mazhorancës deklaroi se do e ndryshonte sërishlegjislacionin zgjedhor: pa konsensus me opozitën, ndryshenga çfarë kishte dhënë fjalën e firmën në 14 janar dhe duke zhbërë disa nga amendimet për të cilat kishte dhënë fjalën e firmën në 5 qershor. Në fillim të tetorit mazhoranca i miratoindryshimet që donte shefi i saj. 

Dialogu e marrëveshja e 14janarit/5qershorit u shoqërua e ndërmjetësua nga diplomatët kryesorë në Tiranë. Nuk munguan edhe episode bizare, si negociata deri në mesnatë në rezidenca ambasadorësh, siç nuk mungoi edhe përshtypja se diplomatët (dhe logjikisht Fuqitë e Mëdha që ata përfaqësonin) ishin garantorë të zbatimit të marrëveshjes. Ndaj dhunimit të marrëveshjes ata reaguan me trishtim e qortim në Twitter; ndonjë syresh bëri edhe hajgare se vërtet u prish konsensusi i janarit por nuk u cënua teksti i qershorit. Në fund të ditës të tërë “garantorët” e Tiranës  vazhduan business as usual.

Mirëbesimi mes palëve kundrejt polarizimit politik.

Polarizmi politik i  skajshëm në vendin tonë shihet si një problem jo i vogël që duhet kapërcyer. Në një shoqëri plurale e demokratike, polarizimi politik ndodh vetvetiu e herë pas here sipas dinamikës së jetës politike. Ai mund të jetë edhe i shëndetshëm, mbasi e ndihmon edhe pjesën e painteresuar të publikut  të kuptojë dallimet midis forcave politike e drejtuesve të tyre. Qofshin këto dallime programore, apo karakteriale. Por kur polarizimi është i vazhdueshëm dhe ekstrem, ai paralizon veprimtarinë politike normale dhe delegjitimon institucionet kushtetuese. Ky ka qenë shpeshrasti në politikën shqiptare pas v.1991. Jo rrallë për këtë ështëkritikuar opozita. Por më së shumti rrënjët e problemit kanëqenë tek qeveria. Përdorimi abuziv i pushtetit për të dobësuar, përçarë, margjinalizuar e poshtëruar opozitën, do të sillte me doemos pasojë reagime drastike nga kjo e fundit. 

Sensi i vetëpërmbajtjes politike do të thotë të evitosh veprimee politika që mund të jenë ligjore, po janë tejet provokuese për publikun e për opozitën dhe dukshëm nuk i shërbejnë interesittë përbashkët. Sidomos kur janë surpriza të pa prezantuara në fushatë e për pasojë të pamandatuara demokratikisht. Por kyështë një “lluks” që e kanë demokracitë e konsoliduara në vende të kamura. 

Në fund të fundit, aty raportet mes qeverisë e opozitësrregullohen nga ligji; në një rast të lumtur mund të shtojmëedhe nga tradita pozitive e nga mirëbesimi. Edhe tek ne mundtë mjaftonte një zbatim e respektim korrekt e i arsyeshëm i Kushtetutës së Republikës e i Rregullores së Kuvendit, qëmarrëdhëniet qeveri/opozitë të mbeteshin në shinat e normalitetit. Por, si në demokraci të reja e të pastabilizuara, zhvillimet janë shpesh të papritura e plot kriza e dallgë dhe nevoja e sjell që duhen bërë edhe marrëveshje mes këtyre dy palëve; marrëveshje të cilat kthehen në vijim në akte zyrtare e ligjore dhe zbatohen nga palët. Dy shembujt e sjellë më lartpërkatësisht nga vitet 2013-2014 e 2020 janë dy marrëveshje,ndër më shumë se një dyzinë, që janë arritur në këto tre dekada. Shumë syresh janë respektuar nga palët. Një pjesë e mirë e tyre janë “mundësuar” nga ndërmjetësimi i ndërkombëtarëve. 

Dy marrëveshjet e përkatësisht e fillimit dhe e fundit të qeverisë Rama dallohen nga të tjerat, se në rastin e tyreqeveria doli palë zuzare dhe i shkeli ato (mund të shtohej si e tretë edhe marrëveshja për ligjet e reformës në drejtësi).Shkelja e tyre është edhe receta perfekte për të helmatisurpaqen sociale, për të asgjësuar atë pak mirëbesim që ekzistondhe për të provokuar polarizim të skajshëm. 

Këto dy marrëveshje me ndëmjetës (e informalisht garantorë) ndërkombëtarë dallohen edhe nga qëndrimi i këtyre të fundit: ata kishin qenë një palë e tretë e besuar dhe dashamirëse,prania e së cilës ndihte që të kapërcehej mosbesimi reciprokdhe pengonte zuzarizmin e besëshkeljen. Megjithësevdekatarë të zakonshëm si ne, ndërkombëtarët luanin rolin e palës hyjnore si dikur tek kaldeasit, egjiptianët e kinezët e lashtë. Deri kur, në rastet më lart, ata nuk mundën, apo nuk deshën të jenë garantorë. Dhe druaj se në një planet ku demokracia liberale po sfidohet hapur, ndëkombëtarët do të jenë përherë e më pak të gatshëm e të aftë të luajnë këtë rol. Të shtojmë këtu që ky rol nuk është pjesë e detyrësfunksionale të tyre, por një improvizim jashtë menyje. 

Udha e vetme, pas rotacionit të pritshëm pas 25 prillit, ështëbrendësimi në ndërgjegjen politike i porosisë së Shën Augustinit dhe i normës etike europiane “pacta suntservanda“. Duke preferuar përfitimet afatgjata për të tërëkundrejt nepsit egoist afatshkurtër.

*Ish ministër e deputet

Previous Post

Rama: Nëse nuk marr 71 mandate, hallin do ia kaloj dikujt tjetër

Next Post

Basha, marrëveshje me Këshillin e Agrobiznesit: Ndryshimi është në dorën e qytetarëve. 100 milion euro subvencione për fermerët

droni

droni

Next Post
Basha, marrëveshje me Këshillin e  Agrobiznesit: Ndryshimi është në dorën e qytetarëve. 100 milion euro subvencione për fermerët

Basha, marrëveshje me Këshillin e Agrobiznesit: Ndryshimi është në dorën e qytetarëve. 100 milion euro subvencione për fermerët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.