• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GENC POLLO/ Pas meje qameti” në prillin e 2021!

droni by droni
19 April, 2021
in Kryesore, Opinion
0
genc pollo
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Genc Pollo*

“Aprés moi le déluge” (në shqip: pas meje u bëftë qameti) është një shprehje e cila i atribuohet mbretit absolutist Luigji i 15 nga dinastia e Burbonëve të Francës. Me keto fjalë monarku egocentrik shprehte një indiferencë cinike për çka mund t’i ndodhte popullit të tij ditën që në fron do të hipte dikush tjetër. Një mesazh të ngashëm, me një modifikim të vogël, duket se po përhap nën rrogoz Kryeministri Rama: “Po ika unë do të bëhet qameti”.  

Ky është demarshi i tij që po synon të trembë me skenare destabilizimi e rrëmuje ndonjë ndëkombëtar me qëllim që t’a bëjë të mbylli sytë para shkeljeve zgjedhore që po bën qeveria apo t’a përdorë më tej në këtë sens.

Interesant është argumenti kushtetues që ai po përdor: Nëse Presidenti nuk do të ma japë mua pas zgjedhjeve emëriminkryeministër megjithëse partia ime PS ka dalë e para atëhere ne do të bëjmë namin!

Ankesa për Presidentin e Republikës dhe argumentimi kushtetues që e mbështeste atë më ngjalli interes  dhe më shtyu t’a hulumtoja çështjen. Çfarë gjeta mendoj se janë me interes për lexuesin.

Së pari: Kryeministri pretendon se nuk do të marrë shumicën në Kuvend; sipas tij PS do të ketë diçka më pak se 70 mandate.

Kjo do të thotë se sipas tij Opozita e Bashkuar do të ketë një shumicë, të ngushtë por të qartë!  Dallimi midis kësaj që ai thotë privatisht e deklaratave që bën publikisht (PS merr 74 deri 78 mandate) është gjithashtu i qartë.

Së dyti: Kryeministri pretendon se partia e tij do të jetë e para për nga numri i mandateve. Parti e dyte është PD-AN me dy-tre mandate më pak. E treta me distancë është LSI.

Siç thamë më lart aritmetikisht kjo do të thotë që PD-AN dhe LSI ose Opozita e Bashkuar do të ketë shumicën në Kuvend. Me gjasë parti të tjera nuk marrin mandat që nuk i shtohet PS.

Së treti, Kryeministri pretendon se meqë PS do të jetë partia më e madhe (me më shumë mandate) në Kuvend, atij sipas Kushtetutës, i takon të emërohet sërish kryeministër nga Presidenti. Por nëse Presidenti guxon dhe emëron Shefin e opozitës (së djeshme) atëhere ai po shkel rëndë Kushtetutën; po u bë kjo, do të ndodhë qameti ku shkarkimi urgjent i Metës do të jetë vetëm një bubullimë!

Le të konsiderojmë për një çast skenarin e pretenduar të 25 prillit ku PS merr maximalisht 69 mandate dhe Opozita e Bashkuar merr minimalisht 71 mandate.

Neni 96/1 i Kushtetutës thotë: Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend.

Legjislatura 2021-2025 sipas Kushtetutës fillon në 9 shtator 2021. Që ditën e parë të saj zgjidhet Kryetari i Kuvendit; kjo në shumicën e rasteve në botën demokratike dhe në të tëra rastet në Shqipërinë e  pas v.1991 ka konfirmuar  mazhorancën e re.

Me të filluar legjislatura, Presidenti duhet të emërojë Kryeministrin i cili dëshmon paraprakisht se mbështetet nga shumica e deputetëve (71 e lart) në Kuvend. Vota miratuese duhet të ndodhë brenda 10 ditësh në seancë plenare.

Kur shumica e deputetëve është e qartë në numra e vullnet, e këto formalizohen në një propozim me shkrim; atëherë emërimi i Kryeministrit nga Presidenti është i thjeshtë e pothuaj automatik. Një praktikë të ngjashme kemi nga zgjedhjet e fundit në Malin e Zi. Tre parti opozitare kandiduan në konkurrencë e pa marrëveshje me njëra tjetrën tok me partinë në pushtet. Mandatet që morën të treja bashkë ishin një më shumë se mandatet e partisë në pushtet (41/40). Pas zgjedhjeve të tre kryetarët e partive opozitare u dakordësuan për koalicion qeveritar. Ata i propozuan me shkrim Presidentit Gjukanoviç (njëkohësisht shefi de facto i partisë në pushtet që kaloi minorancë) kryetarin e partisë më të madhe ndër ato të treja si kandidat për kryeministër; Presidenti e emëroi pa një e dy. Krahasimisht tek ne PD e LSI e kanë shpallur paraprakisht se do të bashkojnë votat për një qeveri të re në Kuvendin e ardhshëm.

Një vëzhgues i informuar i proçesit nuk do t’a kuptonte llogjikën e demarshit të Kryeministrit. Dhe nuk do të kishte faj pasi logjika aty mungon dhe është zëvendësuar nga manipulimi e loja e fjalës. Sipas tij meqë mazhoranca qeveritare e hoqi nga kodi zgjedhor mundësinë e koalicionit shumëlistësh (në shkelje të marrëveshjes së mëparshme me opozitën) atëherë kjo anullon edhe idenë e koalicionit të shprehur në Kushtetutë. Pra sipas tij nëse nuk je regjistruar para zgjedhjeve në KQZ si koalicion, atëhere nuk ke të drejtë të bashkosh votat në Kuvendin e dalë nga ato zgjedhje me vullnetin për të formuar mazhorancën e miratuar qeverinë! Shto këtu edhe idenë fort të çuditshme se duke ndryshuar një ligj të caktuar u ndryshuaka automatikisht edhe Kushtetuta!!

Demarshi nuk është vetëm alogjik e manipulativ por edhe amoral e po aq i dëshpëruar: duke dashur të kapë i pari emërimin si kryeministër, Rama i reduktuar  në minorancë don t’i kthehet zanatit të vjetër e të ndukë aty e këtu ndonjë deputet nga mazhoranca e re; deri sa të ngjitet në nivelin 70-71 mandate. Nuk i shkon mendja të pranojë humbjen e të urojë kundërshtarin siç edhe ndodhi tetë e gjashtëmbëdhjetë vjet më parë. Por don patjetër të vazhdojë aty ku ende ulet. Eshtë për të ardhur keq!

*Ish ministër e deputet

Previous Post

Kryetarja e konservatorëve të kryeministrit Johnson dhe Daniel John Hannan në krah të Bashës: Ju urojmë fitoren dhe ju mirëpresim si kryeministër në Londër.

Next Post

Lapsi nuk i jep SPAK databasen, mbrojnë burimin

droni

droni

Next Post
Lapsi nuk i jep SPAK databasen, mbrojnë burimin

Lapsi nuk i jep SPAK databasen, mbrojnë burimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.