5 makina janë përplasur me njëra-tjetrën në zonën e njohur si ‘Universi’.
Përplasja ndodhi në aksin Milot Lezhë. Ende nuk ka njoftim nga policia për dëme të mundshme. m.k
MË VONË/ Lezhë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Lezhë-Mamurras ,në afërsi të një kompleksi mjeti tip ” Audi” me drejtues shtetasin E.N.,është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin R.N., ku si pasojë e përplasjes kanë goditur dhe 3 mjete të parkuara në anë të rrugës.
Nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale.
Drejtuesit e mjeteve, shtetasit E.N. dhe R.N.,janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.











