• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha në Vorë: Aleanca për Ndryshim po fiton. Rama që nuk bëri gjë në 8 vjet, nuk ka çfarë të bëjë më

droni by droni
18 April, 2021
in Politika
0
Basha në Vorë: Aleanca për Ndryshim po fiton. Rama që nuk bëri gjë në 8 vjet, nuk ka çfarë të bëjë më
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vora ishte ndalesa e radhës të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në fjalën para qytetarëve të Vorës, Basha tha se Aleanca për Ndryshim po i fiton zgjedhjet dhe kjo shihet tek shqiptarët nga jugu në veri, të zhgënjyer nga dështimi i 8 viteve të Ramës. Kreu i opozitës gjithashtu tha se vota për numrin 9 do shkoj për punësimin, për mirëqenien e familjeve shqiptare, për fermerët shqiptarë dhe për uljen e çmimit të naftës dhe të energjisë.

Më poshtë fjala e plotë e kryetarit të PD para qytetarëve në Vorë.

Lulzim Basha:
Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, mirë se ju gjej zonja dhe zotërinj, banorë dhe banore të portës së kryeqytetit të Vorës, Vorës së punës, Vorës së rinisë të përkushtuar ndaj dijes, Vorës së fermerëve punëtorë dhe fjalë pak. Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj mirë se ju gjë këtë pasdite teksa dielli perëndon, por fushata jonë, rrugëtimi ynë drejt ndryshimit me 25 prill vazhdon pa ndalur, çdo ditë, çdo orë, ditë e natë. Bashkë kemi qenë gjithë këto vite, rrugët e qytetit të Vorës i njoh pëllëmbë më pëllëmbë. Falë kryetarit të bashkisë që ka merituar besimin tuaj gjatë këtyre viteve dhe ja e shikoni si e kanë katandisur Vorës, shikoni si kanë katandisur fermerët, shikoni sa të pashpirt që janë edhe me ata që humbën strehën mbi kokë prej tërmetit. 8 vite dështime, 8 vite premtime të pambajtura dhe tani merr guximin të kërkojë edhe 4 vite të tjera. Përgjigja e shqiptarëve në çdo shesh është e qartë. Ai që nuk bëri dot asgjë për 8 vite nuk bën dot asgjë për 4 vite të tjera. Shqiptarët e kanë marrë vendimin. Ai duket në sytë tuaj, ai dëgjohet në brohorimat e shqiptarëve, nga Vlora në Shkodër, Nga Saranda në Tropojë, e fort e më fort nga zemra, nga kryeqyteti, nga metropoli, nga Vora, nga Bërxulli, nga e gjithë Shqipëria, bashkë për ndryshim. Bashkë për ndryshim duke votuar të dielën e ardhshme numrin 9. Sepse Vora nuk e mban dot më këtë peshë të rëndë të varfërisë, të skamjes, të padrejtësisë. Fitore dhe fitorja po vjen. Aleanca për ndryshim do ti fitoj zgjedhjet për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kjo tashmë duket kudo, tek nënat që takoj me sytë të përlotur për fatin e fëmijëve të tyre, tek baballarët kokulur që kërkojnë punë tek të rinjtë të cilët thonë o sot o kurrë. E pra miqtë e mi më 25 prill nuk është më dorën e tij, nuk është më në dorën e tyre, është në dorën tuaj. Ndaj për nënat tona votojmë numrin 9. Për rininë tonë të mrekullueshme, votojmë numrin 9, për punësimin, për mirëqenien e familjeve shqiptare, votojmë numrin 9, për fermerët shqiptarë, subvencionet, për uljen e çmimit të naftës dhe të energjisë, votojmë numrin 9. Dhe kështu do të bëjmë sepse me 25 prill do të vendoset fati i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Nuk janë zgjedhjet për partitë politike, janë zgjedhjet për shqiptarët dhe shqiptarët vetëm dy rrugë kanë, ose 4 vite të tjera dështim ose Shqipëria ndryshon, Shqipëria fiton, duke votuar numrin 9. Po vëllezër dhe motra, sepse plani ynë dhe ekipi ynë i mrekullueshëm nuk do të sjellë mrekulli por do të sjellë gjera normale, duke filluar me fytyrën njerëzore të politikës, duke i dhënë fund masave çnjerëzore. A nuk është çnjerëzore t’i marrësh çdo familje 28 mijë deri në 30 mijë lekë në muaj me atë marrëveshjen e famshme të OSHEE-së dhe pastaj me ato lekë ta blesh 1000 dollarë biftekun te Nusret-i?! A nuk është çnjerëzore t’i lesh njerëzit në errësirë sepse nuk paguajnë dot faturat e rritura të dritave kur 8 vjet premtove se do ta ulësh çmimin?! A ka fjalë tjetër përveçse dështim për një njeri që popullit më të varfëruar këto 8 vite ja ka çuar çmimin e naftës të 3-in më të lartin në botë pas Suedisë dhe Singaporit. Kjo nuk është qeverisje, ky është poshtërim, ky është varfërim, ky është dështim. Me 25 prill ta largojmë me votën e shqiptarëve të bashkuar sepse është në dorën tuaj, është në dorën tonë t’i shërbejmë fëmijëve tanë, e mos t’i lëmë nënat tona, bashkëshortet tuaja me zemër të ngrirë se dështimi do t’ju vjedh e katër vite të tjera. Fëmijëve të Vorës e mbarë Shqipërisë të bëjmë të mundur që prindërit tanë që kanë sakrifikuar gjithçka të marrin një pension të denjë, jo vetëm për të mbijetuar, por për të jetuar me nder dhe për të marrë vendin që ju takon në vatër dhe në shoqëri për sakrificat e tyre. Të bëjmë të mundur që fermerët shqiptarë mos të jenë të vetmit fermerë në Ballkan që nuk e njohin subvencionin. Të bëjmë të mundur që edhe dështimi i fundit i tij, ai i rindërtimit ku i ndau 5 të nënës dhe 95 të njerkës. Ky dështim që i la shqiptarët 2 dimra në çadra të marri fund me 25 prill dhe unë zotohem sot para banorëve të Vorës dhe të gjithë zonave të tjera të dëmtuara nga tërmeti se me 25 prill duke votuar për ndryshimin, ju do të votoni jo vetëm për një kryeministër të të gjithë shqiptarëve dhe një qeveri të njerëzve por dhe për vlerësimin e drejtë me transparencë, pa ia ngrënë hakun askujt, dhe rindërtimin e shpejtë, rindërtimin dhe kompensimin financiar për të gjithë ata që janë dëmtuar nga tërmeti. Do ti japim fund kësisoj mafies të truallit, mafies së tokave që bashkë me kryeministrin në ikje kanë bërë skema të grabitjes së trojeve nga Vora në Kombinat, nga Durrësi në mes të Tiranës me aferat, me shkollat. Prandaj paratë e taksapaguesve europian nuk mbërrijnë tek njerëzit, prandaj dera e Europës mbetet e mbyllur për ne, por jo për gjatë. 8 vite janë shumë. Nuk mund të dështosh për 8 vite dhe të kërkosh edhe 4 vite të tjera. Vetëm ne jemi garancia për ndryshimin e vërtetë. Ndaj për ndryshimin e çdo familje shqiptare, demokratë dhe socialistë ka vetëm një alternativë, vetëm një alternativë: më 25 Prill, të dielën e ardhshme votoni numrin 9! Bashkë për ndryshim! Votoni numrin 9! Vora fiton! Shqipëria fiton! e.k

Previous Post

Basha me qytetarët në Zadrimë: Rama e di se do të humbë! Për këtë përpiqet të hyjë në qeverinë tonë

Next Post

Garo: Për 8 vite fqinjët lëvizën para, Shqipëria pas. E keni në dorë ndryshimin

droni

droni

Next Post
Garo: Për 8 vite fqinjët lëvizën para, Shqipëria pas. E keni në dorë ndryshimin

Garo: Për 8 vite fqinjët lëvizën para, Shqipëria pas. E keni në dorë ndryshimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.