Kryeministri Rama ka zaptuar emisionet televizive të së shtunës e së dielës. Ai ishte i ftuar të shtunën në Klanifornia ndërsa të dielën tek e diell në Top Channel.
Këtë të fundit e ka lajmëruar vetë Rama përmes një postimi në twitter.
Në një foto ai shfaqet me disa zonja që duket se kanë për detyrë pastrimin e skenës.
Rama ka pozuar mes tre zonjave që mbajnë shtupa në duar, ndërsa një e ka edhe vetë ai, ndërsa kësaj here duket se ka “harruar” që të mbajë maskën anti-covid. m.k











