• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha nis turin nga jugu ne veri. 9 ndalesa për simboliken e numrit 9 të fletës së votimit. Ndalesa e parë Saranda

droni by droni
17 April, 2021
in Kryesore, Politika
0
Basha nis turin nga jugu ne veri. 9 ndalesa për simboliken e numrit 9 të fletës së votimit. Ndalesa e parë Saranda
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka hapur turin e takimeve nëpër qytete në Sarandë. Në fjalën e tij para sarandiotëve, Basha tha se vota për numrin 9, është votë për prosperitetin ekonomi dhe mirëqenie. Kreu i opozitës gjithashtu u shpreh se të gjithë e kanë kuptuar, të djathtë e të majtë, që nuk ka ndryshim pa e larguar Edi Ramën.

Më poshtë fjala e plotë e kryetarit të PD para qytetarëve të Sarandës.

Lulzim Basha:
Mirë se ju gjej zonja dhe zotërinj! Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, të rinj dhe të reja, sarandiote e sarandiot! Mirëmëngjes Shqipëri nga perla e Shqipërisë, perla e mesdheut! Saranda e shpresës, e bujarisë dhe e punës. Sot është një ditë e veçantë, ku nis sot rrugëtimin nga Saranda. Sot do të jem në 9 qytete të Shqipërisë, 9 për ndryshim! Nga Saranda në Tropojë, anembanë vendit, aty ku entuziazmi për ndryshim është i jashtëzakonshëm, aty ku prek dëshirën e nënave dhe baballarëve ditë për ditë për një të nesërme ndryshe. Ndaj, ju falënderoj nga zemra për mikpritjen tuaj, këtë mëngjes, në këtë ditë të veçantë, ditën e rrugëtimit, ditën që do të nis javën drejt të dielës së 25 prillit kur fitorja do t’i takojë çdo shqiptari. Dua ta ndaj me ju dhe me të gjithë shqiptarët kudo që janë, se dielli i Sarandës që është me nam tashmë në të gjithë Europën dhe të gjithë botën, 300 ditë diell, nuk do të jenë thjesht fakt i natyrës. Me votën e Sarandës për ndryshim ato do të sjellin 300 ditë prosperitet, ekonomi dhe mirëqenie. Madje dhe këto re e ndoshta dhe disa pika shiu të cilat do të ujisin kopshtet e sarandiotëve, do të ujisin tokat e tyre që agrumet e tyre, frutat dhe perimet të rriten në mënyrë që sezoni i ardhshëm turistik ta gjejë këtë Sarandë ndryshe, plot me shpresë, me mundësi për çdo familje dhe çdo familjarë , për çdo të rinj dhe çdo të re. Por mbi të gjitha dua t’ju them se nga Saranda në Tropojë, nga jugu në veri, ndiej entuziazmin tuaj, entuziazmin e nënave për fëmijët e tyre, dëshirën për ndryshim të rinis që kërkon Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian, dëshirën për ndryshim të papunëve që presin dhe meritojnë punë. Të gjithë bashkë jemi mbledhur në bashkimin më të madh të shqiptarëve me një qëllim, ndryshimin dhe ndryshimi do të vij duke votuar Aleancën për ndryshim, numrin 9. Vëllezër e motra, zonja e zotërinj. 8 vite me radhë kanë rënduar mbi Shqipërinë dhe familjet shqiptare. Një dimër 8 vjeçar ekonomikë, një dimër 8 vjeçar i arrogancës së një qeveria dhe kryeministri që mendojnë vetëm për veten. E kanë lënë Sarandën pa asnjë investim për turizmin. E kanë lënë 8 vite me radhë rrugën Kardhiq-Delvinë papërfunduar, e kanë lënë në vend numëro ashtu siç kanë lënë Shqipërinë, siç kanë lënë në vendnumëro familjet Shqiptare. Energjia elektrike dhe ndërprerjet e saj, janë një problem që ditë për ditë e në veçanti gjatë sezonit të shkurtër turistik dëmtojnë ekonominë e sarandiotëve, ekonominë e familjes dhe ekonominë e këtij qyteti .E pra tetë vite me radhë nuk ka bërë asgjë dhe tani dështimi po troket prapë në derën tuja dhe kërkon edhe katër vite të tjera, kudo ku shkoj e di dhe e marr përgjigjen, nuk do t’ia hapim derën dështimit, do ti themi jo dështimit me 25 prill do të zgjedhim ndryshimin sepse ndryshimi është rruga e shpresës dhe e zhvillimit, ndryshimi është rruga për të çliruar familjet, nënat dhe baballarët, ndryshim është rruga për të ndalur largimin e të rinjve për t’ju siguruar atyre mundësi, punësim, dinjitet, arsim dhe Shqipërinë Evropiane këtu në vendin e tyre. E prek dhe e ndjej këtë ndryshim kudo. E prek dhe e ndjej edhe tek socialistët. Tek ata që i takoj që vijën në takimet tona, tek ata që vijnë e më takojnë në premisat e Partisë Demokratike, tek ata që i vizitoj dhe kanë hapur dyert e tyre dhe ju them ky është vendi ynë, ne jemi një popull ne jemi një familje, ju keni ndarë me të gjithë shqiptarët të njëjtat vuajtje, ne kemi ndarë të njëjtat sfida, ne kërkojmë të gjithë së bashku të njëjtat zgjidhje ndaj mirë se vini vëllezër e motra socialistë. Bashkohuni me ne, bashkohuni me ndryshimin sepse qeveria jonë do të jetë qeveria e çdo shqiptari, sepse ndryshimi do të jetë i prekshëm për çdo shqiptar. Edhe Edi Rama e ndjen etjen e shqiptarëve për ndryshim. Edhe ai e ndjen forcën e papërballueshme të shpresës dërrmuese të shqiptarëve për ndryshim. Edhe ai e ka mësuar se me 25 prill ai do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë. Ndaj tani kërkon të bëhet pjesë e qeverisë tonë. Përgjigja jonë është jo, koha jote ka mbaruar, tetë vite me radhë nuk bëre asgjë për shqiptarët. Tetë vite me radhë grabite me ortakët e tu taksat, rrite çmimet, grabite pasuritë e sarandiotëve dhe të gjithë shqiptarëve. Tetë vite me radhë dështime nuk ka më kohë për Edi Ramën, asnjë orë më shumë, me 25 prill e largojmë me votë. Vëllezër dhe motra, të gjithë e kanë kuptuar, edhe socialistët e kanë kuptuar, nuk ka ndryshim pa e larguar Edi Ramën. Nuk ka ndryshim duke pranuar edhe 4 vjet të tjera dështime, si këto 8 që kaluam. Ndaj, letë bëhemi të gjithë bashkë dhe të bëjmë të mundur ndryshimin për çdo shqiptar. Votoni numrin 9 për fëmijët tuaj, votoni numrin 9 për punësimin, votoni numrin 9 për ndryshimin, votoni numrin 9 për mirëqenien, 9 për të ardhmen, 9 për shpresën. Qeveria e dalë nga vota juaj do të jetë qeveria e njerëzve, do të jetë qeveria juaj, do të jetë qeveria e gjithë shqiptarëve. Dhe ne do të punojmë fort për ekonominë, për të hapur vende pune, për të sjellë investime të huaja, për të zgjatur sezonin turistik dhe për t’i bërë të mundur çdo punonjësi, çdo sipërmarrësi në sektorin turistik të jetoj një dhe të punojë me të ardhura të bollshme duke ja hequr nga fyti lakun e shtrënguar të 8 viteve abuzivizëm, arrogancë, gjoba dhe terror shtetëror. Qeveria që do të vijë pas zgjedhjeve të 25 prillit, do të jetë qeveria që brenda 100 ditëve të para do të hapë negociatat dhe do të rihapë rrugën drejtë Europës. Prandaj nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë dyshim se të gjithë së bashku ne mund dhe do t’ia dalim ta ndryshojmë këtë realitet vetëm duke votuar numrin 9. Për fëmijët tanë numrin 9. Për prindërit tanë numrin 9. Për ekonominë numrin 9. Për mirëqenien e shqiptarëve numrin 9. Për Shqipërinë si Europa numrin 9. Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja! 9 për ndryshim! Bashkë për ndryshim! Shqipëria fiton! e.k

Previous Post

DETAJET/ 4 fierakë për të vrarë 1 tropojan në Fier

Next Post

“Ju jeni vëllezërit dhe motrat tona”, Basha thirrje nga Delvina për socialistët: Bashkohuni me ne!

droni

droni

Next Post
Basha nis turin nga jugu ne veri. 9 ndalesa për simboliken e numrit 9 të fletës së votimit. Ndalesa e parë Saranda

“Ju jeni vëllezërit dhe motrat tona", Basha thirrje nga Delvina për socialistët: Bashkohuni me ne!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.