Klan Kosova ka publikuar një sondazh të kryer nga “Smith Research & Consulting” për zgjedhjet në Shqipëri ku është përdorur metodologjia e studimit sasior dhe janë pyetur 1 mijë persona nga data 27 mars e deri më 9 prill.
Partia Demokratike e Shqipërisë në krye me Lulzim Bashën do të dalë fituese e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, sipas këtij sondazhi.
Në pyetjen: “Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, për cilën parti do të votonit?
44.7% e pjesëmarrësve kanë zgjedhur Partinë Demokratike të Shqipërisë – Aleanca për Ndryshim në krye me Lulzim Bashën. 42.5% kanë zgjedhur Partinë Socialiste në krye me Edi Ramën dhe 11.3% janë përcaktuar për Monika Kryemadhin me Lëvizjen Socialiste për Integrim. e.k











