• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha i përgjigjet Ramës nga Ndroqi: E ke kuptuar se ke humbur, kërkon të bëhesh pjesë e qeverisjes, përgjigja ime është jo!

droni by droni
16 April, 2021
in Kryesore, Politika
0
Basha i përgjigjet Ramës nga Ndroqi: E ke kuptuar se ke humbur, kërkon të bëhesh pjesë e qeverisjes, përgjigja ime është jo!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim në Ndroq të Tiranës, i cili është pritur me entuziazëm nga qytetarët e shumtë. Gjatë ecjes Basha u ndal nga banori Arben Deda, i cili u shpreh se shtëpia i është shkatërruar nga tërmet dhe nuk ka marrë asnjë ndihmë nga qeveria. Basha tha se bashkimin e madh për ndryshim më 25 prill do të jetë për rindërtimin dhe rimëkëmbjen nga pandemia.

Arben Deda: Një nga familjet e dëmtuara nga tërmeti. Një vit e gjysmë nuk kam parë asnjë lloj ndihme nga shteti. Zero! S’kam parë asnjeri me sy. Edhe tani koha e fushatës, asnjë nuk do t’ia dijë fare. Ditë për ditë rrezikojmë kokën. Nga ky shtet ne na ka ardhur në majë të hundës.
Lulzim Basha: U bënë 8 vjet që shqiptarët po vuajnë nga dështimet e këtij njeriu. Ju që keni vuajtur dyfish me tërmetin dhe e keni hequr në kurriz e dini fare mirë që ky është dështimi i radhës. Tani duhet të bëhemi bashkë për ndryshim dhe më 25 Prill, për rindërtimin, për rimëkëmbjen nga pandemia, ekonomia janë prioritetet kryesore dhe urgjentisht do të fillojmë punën për t’iu ndihmuar. Menjëherë pas votës tuaj.

Në fjalën përshëndetëse para banorëve të Ndroqit, kreu i opozitës bëri thirrje për bashkimin e të gjithëve pa dallim partiak në marshimin drejt ndryshimit të vërtet që do të bëjë të mundur një zgjim ekonomik për çdo familje shqiptare, një ekonomi të fort për të gjithë Shqipërinë, vende pune, uljen e kostos së jetesës, shpresës për të ardhmen. Kryedemokrati gjithashtu përsëriti se nuk mund të ketë bashkëqeverisje me atë që për 8 vite me radhë dështoi, kjo gjë nuk ka për të ndodhur.

Më poshtë fjala e kryetarit të PD para qytetarëve të Ndroqit.

Lulzim Basha:
Mirë se ju gjej zonja dhe zotërinj! Mirë se ju gjej nëna e baballarë, vëllezër dhe motra, të rinj e të reja! Mirë se ju gjej dhe faleminderit për këtë pritje të ngrohtë në Ndroq, në vendin e bekuar, në vendin e punës dhe njerëzve punëtorë, në vendin e prodhimeve të njohura në mbarë Tiranën, Shqipërinë e kudo tjetër diku ku gjithmonë kam ndaluar që i vogël për të shijuar produktet tuaja, të kopshteve tuaja, të bahçeve tuaj, edhe atëherë kur puna dhe djersa e ndershme ishin një mallkim dhe jo një bekim i përhershëm për ju. Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, ky është Ndroqi i punës, ky është vendi juaj, ky është vendi ynë, i nënave që duan një të ardhme për fëmijët e tyre, i kryefamiljarëve, i baballarëve që duan të sigurojnë punësim, për të rinjtë një kosto të përballueshme jete. Ky është vendi ynë i shqiptarëve që duan Shqipërinë në Bashkimin Europian. Ne jemi një familje, një popull, një komb. Sot kam një thirrje për socialistët dhe socialistet e ndershëm, për mbështetësit e Partisë Socialiste në vitet e kaluara të cilët i takoj ditë për ditë tek vijnë dhe bashkohen me ndryshimin po dhe ata të cilët në zemrat e tyre e dinë që nuk mund të vazhdohet më kështu. Ju jeni vëllezërit dhe motrat tona! Ne jemi një familje, një popull, një komb. Ju keni vuajtur njësoj si të gjithë, të njëjtat sfida, të njëjtat probleme, keni të njëjtat shpresa, të njëjtat dëshira, për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, ndaj ju ftoj ejani, bashkohuni në marshimin tonë drejt ndryshimit të vërtet që do të bëjë të mundur një zgjim ekonomik për çdo familje shqiptare, një ekonomi të fort për të gjithë Shqipërinë, vende pune, uljen e kostos së jetesës, përballueshmërinë e çmimeve të përditshme do të bëj të mundur për çdo shqiptar të ndjej përfitimet e ndryshimit që tashmë e ndjej mes jush, shpresës që ka ardhur. Ndryshimit që do ta bëjmë realitet të gjithë së bashku. Për 8 vite me radhë, për 8 vite të gjata Edi Rama dështoi në çdo fushë. Shikojeni Ndroqin, shikojeni fshatrat dhe qytetet tona, është sikur mos të kishim patur qeveri fare! 8 vite me radhë dështoi dhe tani po troket prapë në derë për të kërkuar edhe 4 vite të tjera! Tani që ka kuptuar se shumica dërrmuese e shqiptarëve duan ndryshim! Tani kërkon të bëhet pjesë e qeverisjes me Aleancën për Ndryshim. Përgjigjja ime është jo! Përgjigjja ime është jo, sepse siç e ka thënë dikur vet: kur ke patur 8 vjet dhe nuk i ke arritur dot ato që ke premtuar, në fakt s’ke arritur asgjë, nuk i arrin dot për 4 vite të tjera. Sot shqiptarët e dinë edhe vëllezërit e motrat tona socialiste e dinë se rreziku i vërtet, rreziku më i madh për familjet tona, rreziku më i madh për shqiptarët, rreziku më i madh për Shqipërinë është një mandat i tret për Edi Ramën. Ndaj të bëhemi të gjithë bashkë për ndryshimin. Për ndryshimin e vërtet. Nuk ka ndryshim pa larguar Edi Ramën. Nuk mund të ketë qeverisje me Edi Ramën dhe shërbëtorët e tij. Nuk mund të ketë bashkëqeverisje me atë që për 8 vite me radhë dështoi dhe tani kërkon dhe 4 vite të tjera, kjo nuk ka për të ndodhur. Por etja për ndryshim e shqiptarëve do të kthehet në realitet më 25 prill. 9 ditë na ndajnë, fati i shqiptarëve është në dorën tuaj, fati i familjeve shqiptare është në dorën tuaj prindër, fati i prindërve tuaj është në dorën tuaj rini e Ndroqit, e Tiranës, e mbarë Shqipërisë. Me votën tuaj më 25 prill, ju do t’i përgjigjeni një pyetje: edhe 4 vite të tjera si këto që kaluam apo ndryshim? Ndryshim! Bashkë për ndryshim! Edhe 9 ditë na ndajnë dhe ju e dini fare mirë se ndryshimi nuk mund ta sjell ai që për 8 vite që u la në baltë. Ndryshimi do të vij duke votuar numrin 9. Votoni numrin 9 për fëmijët tuaj. Votoni numrin tuaj për të ardhmen tuaj. Votoni numrin 9 për familjet tuaja. Votoni numrin 9 për Shqipërinë europiane. Votoni numrin 9 për ndryshim. Shqipëria fiton! e.k

Previous Post

Fier, plumba mbi 33 vjeçarin, policia rrethon zonën për autorin

Next Post

“Kemi qenë socialistë, me ju përpara do të ndryshohet”, në Mënik të Tiranës, socialisti deklaron votën për Bashën

droni

droni

Next Post
“Kemi qenë socialistë, me ju përpara do të ndryshohet”, në Mënik të Tiranës, socialisti deklaron votën për Bashën

“Kemi qenë socialistë, me ju përpara do të ndryshohet”, në Mënik të Tiranës, socialisti deklaron votën për Bashën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.