• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Romani i Gani Mehmetaj që fitoi çmimin Kadare, dy fjalë për ‘Zogjtë e qyqes”

droni by droni
15 April, 2021
in Kulture
0
GANI MEHMETAJ/T’i heqim emërtimet e pushtuesit-njolla të dhunës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Blerim Latifi

“Zogjtë e qyqes” është rrëfim intrigues për njerëzit dhe kohën, për dashurinë dhe urrejtjen, për shpresat dhe zhgënjimin. Një kolon serb, ndërsa mund të jetë kolon i cilitdo komb, përmes situatave e veprimeve, dialogut e përsiatjeve, paraqet  kronikën dyzetvjeçare të ngjarjeve, fatin e ardhacakëve dhe fatkeqësitë e vendësve. Ai përpiqet të bëhet objektiv, megjithëse ndonjëherë druan se është subjektiv, apo sikurse thotë vet, mos po mendoj si serb.

Ndërthurjet dhe konfliktet pastaj e zgjerojnë narracionin, e pasurojnë intrigën, e bëjnë dramën me dinamike, e ngrenë tensionin, i bëjnë të larmishme situatat. Ngjyrimet lokale janë të dukshme, koha është korniza që ia shton sharmin, e pasuron strukturën e brendshme të romanit.

Galeria e personazheve është e gjerë, etnitë e ndryshme: shqiptarë, serbë, malazezë, boshnjakë, komuniteti egjiptian. Ka edhe familje hebraike, ashtu sikurse është një familje e çuditshme hungareze, me vajzën e  bukur, në të cilën janë dashuruar të gjithë djemtë e lagjes. Në këtë mozaik është intrigues bjellogardisti i ardhur pas Luftës së Parë nga tundrat e Siberisë me laboratorin eksperimental.

Familjet e kolonëve janë interesimi kryesor i rrëfimtarit, por vendësit janë kureshtje dhe e panjohura e tij. Ai interesohet për ta, përpiqet të afrohet, t’u flasë, t’ua mësojë gjuhën, zë miqësi me njërin prej tyre, por rezervat e armiqësia e vjetër me paragjykimet e ngjyrimet etnike, rri pezul në ajër.

Personazhet e tij, serbët dhe shqiptarët janë mosbesues, paragjykues, me armiqësi të vjetra e të reja. Shpërthimet e konflikteve gjithnjë kërcënojnë që të marrin përmasa  të padëshirueshme.

Mbi këto rrethana e situata ndërtohet romani me shtrirje epike, përpjekje për portretizime psikologjike, fragmente të luftës, me të kaluarën e dy etnive që rëndon mbi ta si mallkim. Pastaj sikur nuk mjaftoi një luftë, së shpejti do të shpërthejë një luftë tjetër edhe më e egër, edhe më shkatërrimtare.

Nga frika e një shpërthimi, por edhe bezdia e konfrontimeve të vazhdueshme, protagonisti shpërngulet nga qyteti ku e kaloi fëmijërinë dhe rininë. Rrëfimtari është dëshmitar i drejtpërdrejt i ngjarjeve, vuan me viktimat, ndjek situatat, asnjëherë nuk largohet me shpirt dhe me mendje nga qyteti që e braktisi.

Romani “Zogjtë e qyqes” trajton urrejtjen në mes të serbëve e shqiptarëve, marrëdhëniet e tyre të ndërsjella, dashurinë e pa realizuar  që e intrigon lexuesin.

Çunit të zgjuar që në fillim, përderisa udhëton me tren nga vendlindja në qytetin e ri, i bëhet fiksim kapiteni polak i kavalerisë, i vrarë nga malësorët, ndërsa nuk e kuptonte ç’deshi kapiteni polak në luftën e serbëve kundër malësorëve. Gjyshi ia kishte treguar rrëfimin e kapitenit polak, kurse ky e krijon mitin për të. Djaloshi jeton e fantazon rrëfimet e gjyshit, dëgjon pamje nga lufta, me sy të nxjerrë kafke, koka të prera e trup të gjymtuar. Secili nga pleqtë e ka nga një rrëfim për luftën me vendas dhe për betejat e fituara.

Babai i tij është ndryshe, i heshtur dhe i zymtë. Ai e mitizon edhe të atin, derisa kupton se ai nuk i ndjek të këqijtë nëpër male e kufij,  por torturon njerëz. Dhe këtu nis zhgënjimi i madh i djaloshit. Ai është djali i një torturuesi.

Kronika e tre brezave të familjes: gjyshit që e dërgojnë xhandar në tokat e reja, ndërsa me fillimin e Luftës së Dytë kthehet në vendlindje, pastaj babait që i ndjek hapat e gjyshit dhe bëhet milic i pushtetit popullor, nipi që kthehet prapë për  të vazhduar traditën, paqësimin e vendësve. Dhe bie në luftë…

Romani me shprehjet letrare dhe situatat e larmishme që na sjell, shenjon dramën e ndërlikuar të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërnjerëzore në Ballkanin e mbizotëruar nga projektet e nacionalizmave të etur për territore, gjatë shekullit të kaluar, si dhe vështirësitë po aq të ndërlikuara për të hapur perspektiva të reja për paqen dhe për shndërrimin e dallimeve nën një shumësi vlerash, që nuk kërcënon të kthehet në pluralitet të urrejtjes, i mbajtur peng përgjithmonë nën kthetrat e përgjakura të historisë. /Gazeta Liberale

Previous Post

Database e PS bëhet virale, gjithkush ka mësuar patronazhistin e vet

Next Post

Merkel vaksinohet nesër me astrazeneca

droni

droni

Next Post
Gjermania/ Mbyllje totale për shkak të COVID-19

Merkel vaksinohet nesër me astrazeneca

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.