Një sasi eksplozivi shpërtheu këtë mbrëmje në një shtëpi në Mamurras duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Rreth orës 21:45, në Mamurras, Kurbin, në oborrin e banesës së shtetasit Sh.N., ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia. m.k











