Në kulmin e fushatës dhe në kushtet kur Edi Rama po humb terren ai ka lëshuar një thirrje sot për bashkëpunim me qëllim të relativizojë akuzat e opozitës.
Pasi ka marrë nga Basha një refuzim të prerë ai sërish ka bërë thirrje për bashkim.
”Po pse vallë janë më të rëndësishëm për ty Saliu dhe Iliri se sa Shqipëria Lulëzim?! Shqiptarët duan bashkim, duan që ne të gjithë të punojmë për ta dhe ekonominë e tyre përtej pandemisë, duke e lënë pas politikën e vjetër të sherrit, dasisë, konfliktit deri në absurd! Pse ti jo?”, shkruan Rama në twitter. m.k












