Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ka ndërmend të shprehë një pozicion tjetër këtë pasdite teksa lajmëron se do të jetë instalive në orën 20.00.
Përmes një postimi në rrjete sociale e ka quajtur këtë takim të orës 20:00, si një takim në ‘sheshin publik’.
Ditmir Bushati u la jashtë listave të kandidatëve të PS për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa pati edhe përplasje me kryeministrin Rama. Ky i fundit e konsideroi përjashtimin e tij si “zbritje nga treni”.
Deri tani asgje nuk është e sigurtë për përmbajtjen e bisedës së tij të orës 20.00 por përflitet për një angazhim të ri publik, të paktën për këto zgjedhje.












