• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Të gjitha gratë e Princit Philip, 63 herë shkoi drejt divorcit me Mbretëreshën

droni by droni
11 April, 2021
in Kryesore, speciale
0
LAJMI I FUNDIT/ Ndahet nga jeta Princi Philip i Britanisë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mbretëresha Elizabeth II ka shkuar në prag të divorcit nga burri i saj Philip, Duka i Edinburgut, plot 63 herë. Por nëse asaj do t’i duhej të mendonte vërtet për divorc çdo herë që shtypi britanik ose amerikan shkruante për krizat e tyre të martesës ose lidhjet e burrit të saj, në të vërtetë, në 73 vjet martesë, mundësitë do të kishin qenë më shumë se kaq. Mediat kanë shkruar shpesh se Princi Filip nuk e ka duruar kurrë faktin që oborri i ka dhënë atij një rol të parëndësishëm. Sa i përket miqësive të tij me gra simpatike, nuk është mister që duka gjithmonë ka dashur dhe ka kërkuar shoqërinë e grave. Por shtypi nuk gjeti kurrë ndonjë provë, ose të paktën nuk publikoi, asnjë fotografi që dokumentonte ndonjë marrëdhënie klandestine. Njerëzit që ishin pranë tij gjithmonë i kanë mohuar këto thashetheme, Pallati po ashtu. Me pak fjalë, nëse ka pasur tradhti, mbretëresha ka zgjedhur të mbyllë një sy. Për më tepër, vetë Filipi, vitet e fundit është shprehur se Elizabeta ka qenë gjithmonë “shumë e durueshme dhe tolerante me të”.

I bukur dhe i rrethuar nga femrat

Kur Filipi u fejua me Elizabeth, ajo ishte pak më shumë se një fëmijë, ai është vetëm 25 vjeç, gjashtë vjet më i madh, por ndërkohë kishte bredhur botën. Ishte i pashëm, i gjatë, biond, udhëtonte me anijet e Marinës Mbretërore në të cilën ishte officer dhe merrte pjesë në evente të rëndësishme. Rrjedh nga një familje mbretërore, nga ajo greke , edhe pse pa kurorë. Dhe kishte frekuentuar shkolla dhe akademi të shkëlqyera. Aty ku ishte Filipi, kishte gjithnjë shumë vajza, thotë Mike Parker, shoqëruesi i tij në akademinë ushtarake, i cili më vonë u bë sekretari dhe njeriu i tij më i besuar. Edhe pasi u martua, atij  i pëlqente të flirtonte dhe të argëtohej. E kundërta e të shoqes, që ishte shumë më e rezervuar.

Balerina

Ndër emrat e parë që lidhet me figurën e Filipit është ballerina Pat Kirkëood, shumë e njohur në Britani dhe SHBA.  Në vitin 1948, kohë kur ai ishte i martuar, njihet në një hipodrom me Pat. Nis një marrëdhënie disavjeçare. Takimet e tyre ishin në një apartament, në pronësi të klubit ku Filipi ishte ortak. Pak kthehet në mantenutën e Filipit, madje ai i blen edhe një Rolls Royce. Ajo e ka mohuar gjithmonë këtë lidhje, madje në një rast edhe i ka shkruar një letër mbretëreshës. Por Filipi, krenar për shoqërinë e një prej grave më të bukura të kohës, nuk ka mohuar kurrë asgjë.

Rasti Mike Parker

Është fjala për një periudhë krize mes mbretëreshës dhe Filipit. Ky i fundit ishte në një udhëtim në bordin e anijes “Britania”, nga tetori 1956 deri në shkurt 1957. Një periudhë e ngjeshur me vizita në vendet e Komonuellthit, por edhe një mundësi për Filipin që t’u arratisej kufizimeve të jetës së oborrit. Por ndërkohë në Londër, gruaja e Mik Paerker, njeriut të tij më të besuar, kishte kërkuar divorcin me pretendimin e shkeljes së kurorës nga i shoqi. Ai ishte njeriu më i afërt i Filipit dhe kjo hodhi hije dyshimi edhe mbi burrin e mbretëreshës. Pallati mbretëror u detyrua të sqarojë me anë të një deklarate se mes tyre nuk kishte asnjë krisje.

Helen Cordet dhe fëmijët e saj pa baba

Një tjetër emër që dyshohet se i përket listës së lidhjeve klandestine të princit Filip është edhe Helen Cordet, njohje e hershme e tij. Në vitet ’50 ajo u bë moderator në BBC dhe pati dy fëmijë pasi u divorcua nga i shoqi. Nuk pranoi kurrë të zbulonte atësinë e tyre. Ajo i kërkoi Dukës të bëhej kumbari i tyre dhe shtypi i kohës nuk mund të mos hidhet hipoteza se ai mund të ishte i ati. Ky mister nuk u zbërthye kurrë.

Vajza të ekranit dhe gra të shtresës së lartë

Një prej emrave të përmendur për lidhje me princin Filip është nëna e Sarah Ferguson, Susan Barrantes, në atë kohë e martuar me një major të rojës mbretërore. Tjetër “e dyshuar” është edhe aktorja Merle Oberon apo kolegia e saj, Anna Massey. Por edhe prezantuesja Katie Boyle. Thashetheme kanë qarkulluar edhe për kushërirën e tij Aleksandra e Greqisë dhe dukesha Sasha Aberon, gruaja e një prej njerëzve të rëndësishëm të oborrit.

Hakmarrja e Lady D

Në vitet ’90, një gazetare e pyeti Filipin në lidhje me zërat për shumë lidhje jashtëmartesore. Përgjigjja erdhi flakë për flakë: A e çuar nëpër mend se unë, në 40 vitet e fundit nuk kam bërë një hap të vetëm pa u shoqëruar nga një polic? Si dreqin mund të bëja gjë?”.

Megjithatë, në konfliktin që i biri pati me të shoqen, Lady Diana, ai e akuzoi këtë të fundit se me sjelljen e saj po dëmtonte imazhin e mbretërisë. Diana nuk qëndroi duarkryq. Ajo pajtoi hetues privatë për të provuar tradhtitë e përfolura të Filipit. Ka nga ata që thonë se ajo zbuloi ekzistencën e një fëmijë të paligjshëm. Por ky mbeti një sekret që ajo e mori me vete në varr.

Shoqja e pleqërisë

Një nga figurat më të fundit që lidhen me Filipin është Penelope “Penny” Romsey, gruaja e Lordit Brabourne, 30 vjet më e re se Duka. Është e pamohueshme që ekzistonte një lidhje mes të dyve, por pothuajse me siguri e një natyre platonike, e lindur nga pasione të përbashkëta. Penny, ishte shpesh mysafire e çiftit mbretëror në fundjavë. Në vitet e pleqërisë, kur ai nuk mund të sillej më si një burrë potent, ajo shpesh shihej në shoqërinë e Filipit duke pikturuar me akuarele.

Zgjedhja e mbretëreshës

Me pak fjalë, Filipi nuk e ka fshehur kurrë natyrën e tij të lirë. Ashtu siç ai kurrë nuk e privoi Elizabetën nga mbështetja dhe prania e tij. Historiani Robert Lacey shkruan në vëllimin voluminoz “Monarku – jeta dhe mbretërimi i Elizabetës II” që duka i tha një herë një anëtari të familjes: “Si mund të isha i pabesë me mbretëreshën pasi ajo nuk ka asnjë mënyrë për t’u hakmarrë?” Nga ana e saj, Elizabeth gjithmonë ka pranuar, veçanërisht në pjesën e dytë të jetës së tyre martesore, që burri i saj kishte një lloj “gjykate” të vogël miqsh dhe të besuar dhe se ai kurrë nuk do ta poshtërojë ose turpërojë atë në asnjë mënyrë.

Lacey thekson se “Elizabeth e dinte që kishte të bënte me një njeri të mërzitur, i cili e kishte të vështirë të jetonte në “kafaz” dhe ishte me sa duket shumë e mençur për t’u ndjerë e kërcënuar nga gjërat e vogla që i duheshin atij për t’i provuar vetes se ishte i pavarur”. /Corriere.it/ 

Previous Post

Detaje nga vrasja e vjehrrës në Maqellarë, Miranda fshehu krimin, gënjeu fëmijët

Next Post

ZYRTARE/ Vaksina kineze është me efektivitet të ulët, thotë drejtori kinez

droni

droni

Next Post
ZYRTARE/ Vaksina kineze është me efektivitet të ulët, thotë drejtori kinez

ZYRTARE/ Vaksina kineze është me efektivitet të ulët, thotë drejtori kinez

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.