• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mes ovacionesh dhe një turme të madhe njerëzish, Basha në Dibër: Rama, një pakicë absolute me orë të numëruara

droni by droni
10 April, 2021
in Kryesore, Politika
0
Mes ovacionesh dhe një turme të madhe njerëzish, Basha në Dibër: Rama, një pakicë absolute me orë të numëruara
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet në qytetin e Peshkopisë ku ka zhvilluar turin e takimeve me qytetarë. Kryedemokrati është pritur me entuziazëm të madh nga qytetarët dhe simpatizantët e shumtë. Në fjalën përshëndetëse, Basha tha se për 8 vite Dibrës i ka qenë peng e bandave që kanë shkatërruar ekonominë e familjeve dhe ka larguar mijëra të rinj. Ai tha se 25 prilli është dita për t’ja mbyllur derën të keqes dhe t’i hapet rrugë ndryshimit.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/550008745972208/

Lulzim Basha: Zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra e mi dibranë, ju përshëndes dhe ju falenderoj nga zemra për këtë uragan të shpresës, për këtë uragan të entuziazmit, këtë shprehje të padurimit Dibrës për ndryshim. Vite me radhë kam qenë në mesin tuaj dhe kurrë nuk më ka munguar mbështetja, respekti, dashamirësia juaj, por si asnjëherë më parë nuk e kam parë këtë shesh të mbushet me shpresë dhe merr vendimin e zgjuar të banorëve të mençur të Dibrës, për t’i prirë ndryshimit më 25 prill! Shqiptarët, dibranët kanë kaluar 8 vite të vështira! Një dimër 8 vjeçar mbushur me vuajtje, me padrejtësi, me ankth dhe papunësi, emigracion të nxitur nga një ekonomi të shkatërruar nga qeveria dhe kryeministrin e ikjes. Këto 8 vite ne kemi qenë bashkë për t’i bërë ballë bashkë dhe për të kundërshtuar bashkë lakmitë, zullumet, padrejtësitë që kanë rrënuar ekonominë e Dibrës dhe të Shqipërisë. Që kanë shkatërruar ekonomitë familjare dhe kanë ulur kokën e prindërve shqiptarë para prindërve të tyre. Nuk jemi mbledhur këtu për të shkuarën, por për të ardhëm të cilës do i primë më 25 prill. Sepse ai dhe ata që e morën peng Shqipërinë dhe Dibrën, ai dhe ata që morën peng ekonominë tuaj, mirëqenien tuaj, arsimin dhe shëndetësinë, ata janë një pakicë absolute që i kanë orët dhe ditët e numëruara. E ardhmja është Dibrës dhe e gjithë dibranëve! E ardhmja është e Shqipërisë dhe e çdo shqiptari. Të bashkohemi si në këtë shesh kudo ditë për ditë e natë për natë, të jemi ne korrierët e ndryshimit që po vjen për çdo shqiptar. Ballë përballë jeni ju shumica dërrmuese e dibranëve, demokratë e socialist të këtu së bashku, kundër Shqipërisë së terrorit, frikës dhe arrogancës qeveritare. Është Dibra dhe Shqipëria e shpresës, e besimit, e ndryshimit, e fitores! Së shpejti do ta rimarr vendin që i ka takuar prehistorisë dhe mençurisë dibranëve në çdo fushë, duke nisur me rihapjen e filialit të Universitetit këtu në Peshkopi. Me të drejt është krenari kombëtare e mençurisë që siç e tha dhe një nga intelektualët më të shquar dibranë, Dibra ka qenë universitet para se të kishte universitet, e pra, do ta kthejmë prapë universitetin. Arsimin, shtyllën e të ardhmes së fëmijëve tanë. Ndaj, e kotë është t’ju pyes pas 8 vitesh lëngatë edhe dimri, pas 8 vitesh premtimesh të pambajtura, grabitjesh dhe dështimesh, do t’ja hapni më derën të keqes? A do t’ia hapni më derën të keqes? A do t’i themi të gjithë bashkë të keqes ik? Së bashku t’i prijmë ndryshimit që kërkon Dibra dhe gjithë Shqipëria. Ndryshimi në ekonomi, ndryshimi për sipërmarrësit e vegjël, ndryshimi për investimet huaja, ndryshimit në arsim dhe në shëndetësi, ndryshimin për fermerin duar artë Dibranë dhe prodhimet e tij. Ndryshimin që prisni nga unë dhe ekipi im, ndryshimi që meritoni, Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian. Zoti ju bekoftë ju dhe Dibrën. Zoti e bekoftë Shqipërinë. Fitore!

Previous Post

Po blinin vota, në pranga një biznesmen, procedim penal kryetarit lokal të partisë

Next Post

3 kontrollorët, edhe gjykata monton akuzat mbi shpërdorim detyre

droni

droni

Next Post
Peleshi jep pamje nga ‘pushtimi’ i Rinasit, qeveria izolon ‘grushtin e shtetit’

3 kontrollorët, edhe gjykata monton akuzat mbi shpërdorim detyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.