• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Meta letër tjetër KLSH: Audit për Albkontroll, ulja e pagave nuk përkon me realitetin financiar të kompanisë

droni by droni
9 April, 2021
in Kronika, Politika
0
Meta komenton hapur letrën e Yuri Kim për partitë, mesazh dhe për çështjen e detit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Ilor Meta i ka kërkuat sërish KLSH të kryejë sa më shpejt auditimin e Albkontroll.

Në letrën drejtuar kreut të KLSH-së Arben Shehu, Meta thotë se: “Sipas këtyre të dhënave të bëra tashmë dhe publike prej tyre, përdorimi i fondeve të kompanisë, ndërprerja në masë e marrëdhënieve të punësimit, si dhe kufizimi/pezullimi pa afat i të drejtave të fituara prej tyre, nuk përkon me realitetin financiar të kompanisë.

Letra e Metës:  

Zoti Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit,

Kompania shtetërore “Albcontrol” sh.a. me kapital 100 % shtetëror ka përgjegjësinë ligjore të menaxhojë dhe kontrollojë hapësirën ajrore Shqiptare (FIR) në përputhje me rregullat e brendshme dhe standardet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Siç dhe jeni në dijeni për sa është bërë publike, në këtë shoqëri është krijuar një situatë shumë e nderë, pasi prej ditës së djeshme, shumica e kontrollorëve të trafikut ajror kanë deklaruar paaftësinë e përkohshme në punë, për shkak të situatës konfliktuale të krijuar me organet drejtuese të kompanisë dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ndërkohë që, po prej ditës së djeshme, disa prej kontrollorëve janë shkarkuar nga detyra, ndërsa një numër i konsiderueshëm i tyre, janë shoqëruar nga Policia e Shtetit në komisariate.

Punonjësit e kësaj kompanie (kontrollorët ajrorë shqiptarë), të organizuar në Sindikatën e Pavarur të Kontrollit të Transportit Ajror, kanë përcjellë shkresa zyrtare të vazhdueshme, të paktën që prej qershorit 2020, pranë Kryeministrit, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Këshillit Drejtues dhe Drejtorit Ekzekutiv të “Albcontrol” sh.a., përmes të cilave kanë ngritur shqetësimet e tyre mbi vendimmarrjet e Këshillit Mbikqyrës të Shoqërisë “Albcontrol” sh.a, për uljen e pagave dhe pezullimin e të drejtave të fituara me kontratën kolektive të punëmarrësve për një periudhë të pacaktuar, duke pretenduar se këto vendimmarrje shkelin një sërë rregulloresh dhe manualësh në lidhje me sigurinë e operimit të trafikut ajror, duke vënë rrjedhimisht në rrezik, individualisht dhe kolektivisht, të gjithë trupën e kontrollorëve të trafikut ajror, funksionimin normal të shoqërisë “Albcontrol” sh.a dhe sigurinë e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë.

Këto kërkime të tyre i janë përcjellë për dijeni dhe një pjese të trupit diplomatik në Tiranë dhe Institucionit të Presidentit të Republikës. Lidhur me këto problematika dhe kërkime të përsëritura të kontrollorëve ajror, ata pretendojnë se janë injoruar për të paktën 10 muaj me radhë, nga institucionet përgjegjëse dhe kërkesat e tyre nuk janë marrë në shqyrtim.

Në datën 31 mars 2021, kam realizuar edhe një takim me përfaqësues të Sindikatës, për të dëgjuar dhe kuptuar nga afër këto shqetësime[1]. Në këtë takim, veç të tjerash, kontrollorët ngritën shqetësime edhe sa i takon mënyrës së menaxhimit të kompanisë dhe përdorimit të fondeve publike dhe llogarive financiare të shoqërisë me kapital shtetëror, nga ana e organeve drejtuese dhe ekzekutive të saj.

Sipas këtyre të dhënave të bëra tashmë dhe publike prej tyre, përdorimi i fondeve të kompanisë, ndërprerja në masë e marrëdhënieve të punësimit, si dhe kufizimi/pezullimi pa afat i të drejtave të fituara prej tyre, nuk përkon me realitetin financiar të kompanisë, dhe as justifikohet nga situata e krijuar për shkak të pandemisë, siç kanë pretenduar organet drejtuese të kompanisë.

Nisur nga situata tepër e rëndë e krijuar, dhe veçanërisht rolit që ka “Albcontrol” sh.a. për administrimin dhe kontrollin e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë, e lidhur direkt me sigurinë kombëtare të vendit dhe me ofrimin e shërbimeve të pandërprera ndaj udhëtarëve dhe qytetarëve shqiptarë, në mbrojtje dhe garantim të interesit publik, Presidenti i Republikës në mbështetje të nenit 92/h, dhe 162 pika 1, dhe 163 shkronja “a” dhe “b” të Kushtetutës, si dhe referuar dispozitave të ligjit nr. 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, kërkon nga ana Juaj që të ndërmerret pa vonesë një auditim i plotë mbi mënyrën e menaxhimit të kësaj shoqërie; respektimin e dispozitave ligjore në vendimmarrjet e organeve drejtuese; përdorimin e fondeve publike; respektimin e procedurave në marrëdhëniet e punës; si dhe çdo aspekt tjetër që paraqet rrezik për veprimtarinë e sigurtë dhe funksionimin normal e të qëndrueshëm të “Albcontrol” sh.a.

Previous Post

EMRAT/ Braktisin partinë drejtues të PS së Durrësit, i bashkohen PD, Basha i pret në zyrë

Next Post

LAJMI I FUNDIT/ Ndahet nga jeta Princi Philip i Britanisë

droni

droni

Next Post
LAJMI I FUNDIT/ Ndahet nga jeta Princi Philip i Britanisë

LAJMI I FUNDIT/ Ndahet nga jeta Princi Philip i Britanisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.