Nga Luçiano Boçi
Besojini qytetarëve kur ju thonë se ora e kësaj qeverie ka vdekur. Besojini qytetarëve kur ju thonë se ndryshimi është ipandalshëm. Besojini qytetarëve!

Mijëra njerëz – në veri e në jug- mijëra elbasanas, banorë të këtijqarku – e thonë me zë të lartë dhe e pohojnë me zemër se nuk do të pranojnë asnjë minutë më tepër dhunën morale të varfërisë e mjerimit, nuk do të tolerojnë për asnjë sekond më gjatë shkelëne pafytyrë të mashtrimit grabitës, që ju vodhi njerëzve 8 vjet jetëdhe shumë energji të çmuara.
Besojini qytetarëve kur jua japin dorën si njeriu që kërkon njëshpresë ku të mbahet e një krah ku të mbështetet për të fituarekuilibrin e humbur në betejën për mbijetesë.
Besojini qytetarëve kur ju përqafojnë si ata që e dinë se ëndrra e tyre nuk është vec ëndërr, se në fund të tunelit ka një dritë qëtashmë është ndezur në sytë e tyre dhe pret ditën e madhe që tëshkëlqejë anë-e-mbanë.
Besojini qytetarëve kur përsërisin në kor: Shqipëria Fiton. Elbasani Fiton!
E mira fiton gjithmonë – ku ka zemra të mira që e duan! Besojini Qytetarëve!











