Kryeministri Rama tha sonte se do inagurojë aeroportin e Kukësit me 24 prill dhe se tashmë i ka vënë edhe emrin.
Ai do të quhet aeroporti “Flatrat e Veriut”një emër i padëgjuar aeroporti për nga stili, marrë nga togfjalëshat e indianëve të Amerikës. Rama e tha këtë gjatë intervistës në Log në Abcnews.
Nuk mund të thuhet se ka pasur ndërmend të fyejë me këtë emër por me e pakta tregon një mospërfillje për një epos të plotë fjalësh me kuptim kulturor dhe historik të kësaj zone. m.k












