• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“10 mijë stazhe të paguara çdo vit”. Basha u premton të rinjve nga Divjaka lidhjen e arsimit me tregun e punës

droni by droni
8 April, 2021
in Politika
0
Basha: Zgjedhje për të bërë histori, çlirim nga dështimi
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, gjatë vizitës së tij në qytetin e Divjakës, është ftuar nga të rinjtë për piknik. Duke i konsideruar si motori i fushatës, Basha tha se ndryshimi më 25 prill do të vijë për rininë e Divjakës dhe gjithë Shqipërisë. kreu i demokratëve tha se Shqipëria me standarde europiane nis me planin e qeverisë së ardhshme, që synon të prodhojë mirëqenie, vende pune, paga të larta, dinjitet për rininë dhe familjet e tyre dhe veçanërisht për familjet e reja.


“Së pari, dua t’ju falënderoj sepse nga dita e parë e fushatës keni qenë motori dhe zemreku i fushatës. E di nga Juli, e di nga kryetarja juaj dhe po ju them që kudo në Shqipëri këtë fushatë po e bën dhe do ta fitojë rinia demokrate, rinia shqiptare. Kjo natyrisht më ngarkon në radhë të parë mua dhe gjithë Partinë Demokratike me një përgjegjësi të veçantë, të dyfishtë ndaj jush. Përgjegjësia e parë është ajo që kemi shprehur në programin tonë, që të garantojmë arsimin dhe punësimin e rinisë, të garantojmë mundësitë dhe mirëqenien e rinisë. Kur ju keni qenë fare të vegjël, ne kemi menduar lëvizjen pa viza që e gëzoni ju dhe prindërit tuaj. Është një hap shumë i rëndësishëm drejt Europës. Tani na takon ne të gjithëve së bashku, qeverisë së re të Partisë Demokratike që do të vijë me votë pas 25 Prillit dhe rinisë së Divjakës dhe gjithë Shqipërisë, të hedhim hapin final: ta çojmë Shqipërinë në Europë, ta bëjmë Shqipërinë europiane, do të thotë të sjellim standardet e Europës në Shqipëri; në radhë të parë që të mundësojmë që këto bukuri të mahnitshme të Divjakës dhe pasuritë e jashtëzakonshme të saj dhe të gjithë Shqipërisë të prodhojnë mirëqenie për të gjithë ju, të prodhojnë vende pune, paga të larta, dinjitet dhe gëzim për ju dhe familjet tuaja aktuale dhe familjet tuaja të ardhshme për ata që do të themelojnë familjet shumë shpejt. Këto janë synimet tona. Këto janë objektivat e programit tonë. Për ketë bëhet beteja më 25 Prill. Do rrijë Shqipëria peng i 5 njerëzve me në krye Edi Ramën apo do t’i kthehet Shqipëria shqiptarëve dhe në radhë të parë rinisë shqiptare? Dhe thirrja që kam për nënat Shqiptare në veçanti, por edhe për baballarët shqiptarë është: mos lini t’ua vjedhin të ardhmen e fëmijëve tuaj dhe jam i bindur që kjo nuk do të ndodhë, sepse në 25 Prill ata do të votojnë në radhë të parë për ju, për fëmijët e tyre, do të votojnë për rininë shqiptare, do të votojnë për fëmijët shqiptarë, për vogëlushët shqiptarë, sepse kështu kanë zgjedhur dhe kanë votuar edhe për veten e tyre. Të gjithë ata që ndër ju e duan tokën, e duan jetën e fermerit, blegtorinë dhe që duan të jetojnë me tokën e të parëve të tyre, tokën e stërgjyshërve, të gjyshërve, baballarëve tuaj, që është toka juaj, do t’ju jepet mundësia të jetoni jo si skllevër që mezi nxjerrin bukën e gojës por si shtresë e mesme, siç jeton fermeri europian, siç jeton fermeri në Maqedoni dhe në Kosovë. Janë njerëz të respektuar dhe njerëz që nxjerrin fitime sepse toka e tyre apo aktiviteti blegtoral, i kthen në sipërmarrës apo siç i themi rëndom ne, në biznes dhe që të ndodhë kjo, ne në planin tonë, do të bëjmë asgjë më pak se ç’bën Kosova apo Maqedonia. Kosova ka gjysmën e buxhetit të Shqipërisë dhe jep 100 milionë euro subvencione fermerëve. Prandaj fermerët e Kosovës, djemtë dhe vajzat e fermerëve të Kosovës, janë njerëz dinjitoze, me kokën lart, me xhepat plot dhe me siguri për të nesërmen, njerëz që e gëzojnë pasurinë e tyre. Angazhimi i parë i imi, i ekipit tonë, i qeverisë së ardhshme është që edhe Shqipëria ta fillojë me minimumi 100 milionë euro subvencione në vit që do të shkojnë drejtpërdrejt te fermerët dhe brenda një kohe shumë të shkurtër kjo do të sjellë uljen e kostos së prodhimit. Kjo do të thotë fitime për prodhimet e mrekullueshme, të shijshme, të freskëta që vijnë nga Divjaka, që vijnë nga Myzeqeja, që vijnë nga Devolli, që vijnë nga Velipoja apo Xara, kudo nga Shqipëria. Në këtë mënyrë shumë shpejt edhe fermeri i Divjakës do të jetë i pavarur nga ana financiare, nuk do të ketë nevojë të ulë kokën para qeverisë. Do të jeni, pra, shtresë e mesme dhe brezi i parë që do t’i ndjejë këto përfitime janë ata mes jush që kanë vendosur apo kanё dëshirë t’ia përkushtojnë aktivitetin e tyre ekonomik dhe jetën e tyre aktivitetit rural. Është një gjë shumë fisnike, është në fakt aktiviteti i parë ekonomik i njerëzimit, është bujqësia që i themi agrikultura, është aktiviteti i parë i njerëzimit para çdo aktivitetit tjetër. Për ju të tjerët që për arsye të ndryshme keni pasione të tjera që doni të bëheni mjekë ose inxhinierë të teknologjisë së informacionit apo të ndërtimit, apo mësues apo doni të ndiqni tjetër pasion, dua t’ju them që reforma jonë në arsim do t’ju mundësojë që pavarësisht nëse kanë apo nuk kanë mundësi financiare prindërit tuaj, ju të mos mbeteni pa studiuar. Tarifat e universiteteve për bachelor dhe për master do të zerohen për të gjithë ata që vijnë nga familje me të ardhura më pak se 640 mijë lekë në muaj dhe për familjet në vështirësi ekonomike qeveria do të marrë përsipër edhe koston e konviktit apo të qirasë, koston normale të jetës së studentit, të librave, ushqimit, transportit dhe do të bëjë të mundur me bursa sociale, bursa ekselence që të gjithë studentëve që dëshirojnë të studiojnë nëpër universitete, t’u jepet mundësia. Universitetet nuk do të jenë kështu siç janë sot. Kohët po rrjedhin shumë shpejt, bota po ndryshon më shpejt se kurrë ndonjëherë në 2 mijë vjet dhe bota universitare është ajo që duhet të ndryshojë e para. Universitetet e Europës dhe po kështu të rajonit bëjnë të mundur sot që gjysma e kohës të kalojë në teori dhe gjysma kohës në praktikë. Kjo vlen për ata që duan të studiojnë mjekësi, kjo vlen për ata të duan të studiojnë infermieri, kjo vlen për ata të duan të studiojnë juridik apo inxhinieri. Ne do të bëjmë të mundur që në çdo fushë që doni të studioni studimet t’i keni jo thjesht teori por edhe praktikë. Në fund të studimeve të keni një vit praktikë mësimore të paguar, 12 muaj praktikë, pra, të paguar me 300 mijë lekë në muaj që do të sigurojë atë tranzicionin nga bankat e universiteteve, nga auditorët drejt tregut të punës. J’ua them këto të dyja për të mos u zgjatur më shumë sepse planet tona janë shumë konkrete. Puna për këto plane ka filluar të paktën para dy vitesh. Disa prej tyre kemi katër, pesë vite që punojmë, siç është plani fiskal, ulja e taksave, siç është plani për subvencionin e fermerëve. Ne kemi këtë detyrë, unë kam këtë detyrë, detyrën e drejtimit, detyrën të rrëfejë rrugën që do të na çojë drejt një ekonomie që do të prodhojë mirëqenie përmes vendeve të punës dhe pagave të larta, përmes zgjimit ekonomik të fermerit shqiptar dhe mbi të gjitha përmes integrimit në Europë. Prandaj j’ua përmenda heqjen e vizave se ju jeni shumë të rinj për ta kujtuar momentin kur i hoqëm vizat dhe unë kam patur privilegjin të punoja edhe si ministër i jashtëm edhe si ministër i brendshëm për t’i hequr vizat. Tani them me besim të plotë se unë dhe ekipi im e kemi rrugën për ta çuar Shqipërinë përpara. Ashtu siç sot e pashë Divjakën më plot se kurrë, jo thjesht me njerëz por me energji dhe me shpresë, ashtu në kutitë e 25 Prillit Divjaka të jetë plot me vota për ndryshim” – u shpreh Basha. e.k

Previous Post

Horoskopi, 9 Prill 2021/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Next Post

ITALI/ 27 vjeçari shqiptar kapet me 2.5 milionë euro kokainë

droni

droni

Next Post
ITALI/ 27 vjeçari shqiptar kapet me 2.5 milionë euro kokainë

ITALI/ 27 vjeçari shqiptar kapet me 2.5 milionë euro kokainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.