Dy të rinj u plagosën dhe u dërguan në spital pasi makina e tyre u përplas me një rradhë makinash në rrugën e Kavajës.
“Rreth orës 20:35, në rrugën e “Kavajës”, shtetasi L. B., 21 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me disa mjete të parkuara aty në afërsi. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet shtetasja A. A., 19 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, deklaron policia e Tiranës.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. m.k











