• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mbyllet aeroporti i Rinasit për 24 orë, anulohen fluturimet, dështon takimi i Ballukut me kontrollorët

droni by droni
7 April, 2021
in Kronika, Kryesore
0
NË FRANCË/Zbrazet Tirana nga qeveria dhe zyrtarët e lartë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aeroporti i Rinasit është mbyllur zyrtarisht për shkak të pezullimit të punës së kontrolloreve deri të enjten në orën 10 të paradites. Njoftimi është dhënë nga ICAO, Autoriteti Ndërkombëtar i Fluturimeve i cili thekson se pezullimi do të vijojë deri ditën e nesërme në orën 10:00.

Sot është mbajtur edhe një takim mes ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe 60 kontrollorëve të Albcontroll, të cilët kanë pezulluar përkohësisht punën e tyre.

Në bisedën e cila u publikua e plotë nda disa media ministrja përmend një kontrollor të shkarkuar, që sipas saj është në negociata me persona të tjerë për pozicion të ndryshëm pune, ndërkohë që për dy personat e tjerë, të cilët pretendojnë se janë pushuar, kërkoi që të bëhej sot një ballafaqim me drejtorin e burimeve njerëzore.

Teksa kontrollorët kërkuan që ballafaqimi të bëhej në praninë e të gjithëve, ministrja e refuzoi këtë ç’ka çoi dhe në përfundimin e mbledhjes pa asnjë rezultat.

Kontrollorët shprehen të vendosur se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre, në krye të të cilave qëndrojnë rikthimi në punë i 3 personave të pushuar, si dhe kthimi i nivelit të pagave, pasi sipas tyre u janë ulur në mënyrë drastike.

Kërkesat e kontrolorëve janë: Rikthim i kolegëve në punë; Shfuqizim i vendimeve të bordit; Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive; Transparencë financiare e plotë për vitin 2020; Një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi.

Kontrollorët shprehen se kjo e tyrja nuk është grevë, por një pezullim i përkohshëm i aftësisë për punë, si pasojë e stresit, një klauzolë e njohur kjo në kontratën e tyre.

 

Më poshtë biseda e plotë e ministres më kontrollorët (faxëeb):

 

Kontrollorët: Ne kërkojmë kthimin në punë të 3 kolegëve

Balluku: Kush është larguar?

Kontrollorët: Iliri dhe Lola…

Balluku: Kush është Lola?

Kontrollorët: Është shkarkuar nga puna për shkak se ka shpallur paaftësinë e përkohshme për punë

Balluku: Ilir Ciko është në negociatat e veta, nuk besoj se që ju ka kontaktuar juve, e ke kërkesën nga Ilir Ciko? Se ai është në kontakt me të tjerë, dhe me drejtorin e operacionales. A ke folur me personin, se nuk besoj që kërkon të përfaqësohet nga ju. Ai ka një marrëdhënie të vetën, lëreni të flasë për veten e vetë, vazhdojmë me dy kolegët që i keni me merak.

Kontrollorët: Sapo fola me Ilirin dhe pret të kthehet në punë, ka kontakt dhe me ju

Balluku: Unë nuk kam kontakt me njeri, nuk kam folur ndonjëherë me Ilir Cikon

Kontrollorët: Unë dje kam qenë në punë me 4 kolegë, dhe të gjithë kolegët kanë qenë të stresuar, në fund të turnit kanë shpallur paaftësinë e përkohshme, sipas shkresës që e keni firmosur vetë ju, dhe zotëria më ka thënë mua që të mos vij më në punë.

Balluku: Referojuni kodit të punës, ti nuk shkon dot në punë se thua që ke marrë borxhe te familjarët, për të jetuar. Nuk je hequr nga grafiku se t’u dha letra për ballafaqim. Prandaj Kodi i punës vendos ballafaqimin, dhe është lënë në datën 12, nuk të ka hequr njeri nga puna. Ju keni dhënë paaftësinë e punës në grup.

Kontrollori: Nëse shefat do të sillnin 3 apo 4 kontrollorë të tjerë, unë do isha përgjegjës për punët administrative. Nuk dinin që të më thonin një arsye se pse po më hiqnin nga puna, i kërkova që të më jepte referencë ligjore

Balluku: Mua nuk më rezulton asnjë person që të jetë larguar nga puna, ka vetëm pritje për ballafaqim

Kontrollorja: Këtu shkruan qartë se në ballafaqim do të njiheni mbi arsyen e zgjidhjes së marrëdhënies së punës, dhe keni të drejtën që të tregoni argumentet tuaja.

Balluku: Nëse do të kishte shkarkim nga puna, pse do të jepje ti pretendime atëherë

Kontrollorja: Kështu është bërë gjithnjë, unë nuk kam ndërprerë punën asnjëherë, unë nuk kam cënuar sigurinë ajrore, gjithçka ka ndodhur pas përfundimit të turnit.

Kontrollori: U kuptua skema juaj, donit ti pushoni dhe ndaj e keni quajtur si ballafaqim

Balluku: Iliri të vazhdojë të flasë me Tan Isakun, asnjë prej jush nuk është larguar nga puna, mos e bëni ballafaqimin në datën 12, bëjeni sot, meqë jeni mbledhur

Kontrollorja: Pse të mos e bëjmë sot që jemi të gjithë këtu

Balluku: Nuk mund të bëhet ballafaqim me drejtorin e burimeve njerëzore me kaq persona, uluni sot dhe mbani procesverbal, dhe uluni dhe sqarohuni. Nuk mund të keni kontrata në grup, duhet të ballafaqoheni veç e veç, kontratat i keni individuale

Kontrollorja: Ne nuk kemi ardhur për negociatë, kontratat kolektive i keni firmosur vetë ju (pas këtij momenti punonjësit largohen, pa u diskutuar mbi kërkesat e tjera të tyre) a.b

Previous Post

Vokshi padit në SPAK Edi Ramën, Erion Veliajn, Ogerta Manstirliun dhe Ulsi Manjën

Next Post

Lushnjë, demokratët në fushatë, Saimir Korreshi në takim me çdo qytetar për të lajmëruar ndryshimin

droni

droni

Next Post
Lushnjë, demokratët në fushatë, Saimir Korreshi në takim me çdo qytetar për të lajmëruar ndryshimin

Lushnjë, demokratët në fushatë, Saimir Korreshi në takim me çdo qytetar për të lajmëruar ndryshimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.