Një 27-vjeçar u plagos rëndë në Korçë teksa ishte duke punuar në fushë.
Presa e zetorit i preu të riut të dyja këmbët duke i shkaktuar hemorragji, njofton policia e Korçës.
“Rreth orës 13:30, jemi njoftuar se në fshatin Porodinë, Korçë, shtetasi A. M., 27 vjeç, duke punuar arën me një mjet tip zetor, dyshohet se është plagosur rëndë në këmbë, si pasojë e frezës së mjetit. Aktualisht ky shtetas, ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. a.b












