Një deklaratë e Ramës gjatë bisedës nga makina me kandidaten e PS në Durrës, Milva Ekonomi mund të shkaktojë një stuhi tjetër politike.
Kryeministri ka paralajmëruar mësuesit dhe infermierët që të mbrojnë pozicionin e tyre me votë që të mos përfundojnë në drejtim të paditur. Në një bisedë gjatë rrugës Leskovik- Përmet me Milva Ekonomin, e cila e informoi për situatën në qarkun e Durrësit, ai tha
Milva Ekonomi: “Isha në Krujë dhe situata duket shumë mirë, ka shumë entuziazëm, sidomos tek të rinjtë që kanë hyrë në punë përmes portaleve tona “Mësues për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqipërinë”, u shpreh Milva Ekonomi.
Rama: “Duhet ta mbrojnë pozicionin e tyre me votën në drejtim të paditur përfundon në drejtim të paditur çdo gjë, edhe puna e tyre se e fillojnë prapë ata se nuk dinë gjë tjetër”. e.k












