Kryeministri Edi Rama ka premtuar se nuk do të ndërtohen hidrocentale në lumin e Vjosës ndërsa gjithë fajin ia pasoi qeverisë së Sali Berishës.
Rama solli si provë, hidrocentralet në luginën e Valbonës, duke e mbyllur me premtimin se Vjosa nuk do të ketë të njëjtin fat.
“Debatin për Vjosën e kemi nisur ne, e kemi çuar para ne. Hidrocentrale në Vjosë nuk do të ndërtohen. Saliu i ka bërë, njësoj si në Valbonë. 11 la në Valbonë dhe përsëri na kthehen ne. Në Vjosë nuk ndërtohen hidrocentrale. Por nuk frenojmë dot agroturizmin. Për ujin, aty nuk diskutohet që është e mbrojtur. Nuk ka hidrocentrale në Vjosë, ka marrë fund kjo histori,”-tha Rama. m.k












