Partia Demokratike dhe Bindja Demokratike janë përplasur për logon me të cilën përfaqësohen ndërkojë që pritet që Bindja të ndryshojë logon e saj.
Sekretari i Partisë Demokratike për çështjet zgjedhore Ivi Kaso tha se ngjashmëria e logos së Partisë Demokratike dhe Bindjes Demokratike krijon konfuzion te votuesit. Ndërkaq, përfaqësuesi i Bindjes Demokratike Fabian Topollaj tha se ndryshimi është bërë dhe BD do të dërgojë logon e re, nën inicialet e së cilës do të mbishkruhet edhe emri i partisë.
“E konsideroj të mbyllur pjesën e stilizimit të logos. Ne me kënaqësi e kemi ndryshuar logon, në kohë rekord, dhe me qëllim që fleta e votimit të miratohet, të bëhet sa më shpejt dhe të vazhdojë procesi”, tha Topollaj. e.k












