Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur nga qindra simpatizantë sot në hyrjë të qytetit të Korcës e më pas është shoqëruar prej tyre në rrugët kryesore të qytetit.
Mbështetësit brohorisnin dhe mbanin në duar flamurin e Partisë Demokratike.
“Zonja dhe zotërinj korcarë, motra dhe vëllezër ndonëse po lëmë pas 8 vite të mbushura me vuajtje kurrë nuk kam gjetur kaq shumë gëzim në zemrat e Korcarëve. Në hyrje të Pogradecit te fytyrat e të rinjve që po më prisnin, te qytetarët në hyrje të Korcës.
E di që e kni ndryshur brenda zemrës dëshirën për ditën që po afron. Njësoj si dielli që nuk përmban më ashtru dhe ju nuk e përmbani dot më dëshirën për ndryshim, për ndryshim rrënjësor që e prisni prej kohësh, ju simbole të krenarisë tonë kombëtare. Ju nuk po e prisni ndryshimi ju po e prini ndryshimi.”, u shpreh Basha përpara qytetareve entuziastë. a.b











