Londra nuk ka regjistruar asnjë vdekje nga Covid-19 këtë të hënë, kjo dita e dytë që ndodh në të gjithë periudhën e pandemisë.
Statistikat zyrtare treguan se nuk ka asnjë fatalitet në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, ndërkohë që në të gjithë Britaninë e Madhe u shënuan 19 vdekje.
Lajmi vjen pasi këtë të hënë u lehtësuan masat e marra për pandeminë, duke lejuar grupe deri në 6 persona. Vendi u fut në karantinë totale në fillim të Janarit, pasi u evidentua një variant i ri i koronavirusit. Që prej asaj kohe, disa vende të BE mbyllën kufijtë, mes tyre edhe Shqipëria.
Vendi ynë ende mban të izoluar udhëtimet nga Britania. m.k











