Një veturë luksoze u dogj sonte në Vlorë ndërsa policia mbahet e rezervuar në lidhje me pronarin e saj. Bëhet fjalë për një grua ndërsa makina është Range Rover.
Vlorë/Informacion paraprak:
Më datë 29.03.2021, rreth orës 21:04, në lagjen “ Pavarsia”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një mjet i markës “Range Rover”, në pronësi të shtetases F. J., banuese në Vlorë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit. a.b












