Kreu i PD, Lulzin Basha dërgon mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Bashkim Fino.
“Me trishtim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit, ish-ministrit dhe ish-deputetit Bashkim Fino. Jam i bindur se kontributi i Bashkim Finos në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm në funksion të stabilitetit politik dhe shoqëror të vendit. I shpreh ngushellimet më të sinqerta familjes Fino dhe gjithë të dashurve të tij. U prehtë në paqe!”, thuhet në mesazhin e Bashës. e.k











