Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dërgoi në Prokurori për hetime të thelluara edhe 16 emra te rinj duke e çuar në 28 numrin e kandidatëve problematikë.
Nga partia Social Demokrate për verifikim kanë shkuar 3 emra mes të cilëve Tom Doshi.
Pragun e Prokurorisë e kalojnë edhe figura nga lista e partisë së Topallit, Patozit dhe Hajdarit. Mes emrave të njohir është Dashamir Tahiri.
Për 2 partitë e mëdha PS dhe PD nuk ka kërkesë për emra të rinj, por pritet përgjigja e organit hetimor për 7 kandidatët e bërë publik, mes tyre Rezeart Tusha për të cilin dyshohet se ka fshehur dënimin për çështje droge në Zvicër. Për Lëvizjes Socialiste për Integrim ka kërkesë për 5 kandidatë , ndërkohë koalicioni i Kujtim Gjuzit zgjerohet me 3 emra. a.b











