• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: T’i japim fund tranzicionit dhe të hapim një faqe të re

droni by droni
25 March, 2021
in Kryesore, Politika
0
Basha: T’i japim fund tranzicionit dhe të hapim një faqe të re
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike hapi sot zyrtarisht fushatën elektorale nga sheshi “Nënë Tereza” mbushur me mbështetls të opozitës, makina dhe simbolet e PD-së.

Çelja e fushatës së demokratëve nisi me ekzekutimin e himnit kombëtar nga tenori i njohur Kastriot Tusha. Thirrjet “Rama ik” nuk munguan herë pas here në shesh.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, tha se vendi ka nevojë për të ecur përpara dhe se kanë mbetur edhe 31 ditë nga ndryshimi i madh ndërkohë që iu bashkuan në ceremoni edhe familja e tij, Aurela e shoqja dje dy vajzat e  tij.

 “Edhe 31 ditë për të nisur së bashku rrugën e ndryshimit të Shqipërisë, zhvillimit, punësimit, mirëqënies dhe integrimit në familjen europiane. Jemi këtu sepse ju keni marrë një vendim  shumë të rëndësishëm, ti japim fund tranzicionit shqiptar dhe të hapim, një faqe të re. Të mundësojmë që më të mirët, më të ndershmit të drejtojnë fatet e vendit.Ne shqiptarët meritojmë më shumë, mundemi dhe do të bëjmë shumë më shumë për shqiptarët dhe Shqipërinë. Ndryshimi po vjen, ndryshimin do ta sjellim dhe Shqipëria do të ndryshojë”, tha Basha.

Kryedemokrati nënvizoi se Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë një qeveri më të mirë dhe se ai dhe ekipi i tij janë gati ta ofrojnë këtë gjë.

”Në 25 prill do t’ja heqim popullit tonë këtë barrë të rëndë  nga supet, do çlirojmë oksigjen dhe energji pozitive për çdo shqiptar. Shqiptarët meritojnë një qeveri më të mirë që do të punojë për ta dhe jo për veten e saj. Kemi gati për zbatim plane serioze pune që do të ndryshojnë jetën e familjeve shqiptare. Do të sjellim një qeveri që kujdeset për ju dhe Shqipërinë tonë. Shqipëria i ka mundësitë, i ka resurset dhe ne do ti vëmë në shërbimin tuaj”, theksoi kryetari i PD.

Basha akuzoi qeverinë Rama se ka larguar Shqipërinë nga rruga europiane dhe ka varfëruar vendin.

Ai tha se detyra më madhore e tij si Kryeministër do të jetë anëtarësimi i Shqipërisë në BE.

”Kur të më zgjidhni Kryeministër detyra e parë madhore dhe misioni hyjnor është futja e Shqipërisë në BE. Na duhet urgjentisht ti lëmë pas 8 vite ngecje dhe hapa pas dhe të nisim marshimin deri në anëtarësimin e plotë të kombit të shqipeve në familjen tonë europiane”, tha ai.

Por për të realizuar planin e tij ambicioz, Basha kërkoi ndihmën dhe votën e shqiptarëve.

”Kam nevojë për ndihmën tuaj sepse pa ju ëndrrat më të bukura dhe planet serioze mbeten përralla. Në javët e ardhshme le të qëndrojmë bashkë sa më afër, të bisedojmë ditë për ditë me njëri-tjetrin, të bindim se po punojmë për një qëllim të lartë, fisnik, për të garantuar një ndryshim të thellë, të vërtetë dhe të pakthyeshëm për bijtë e shqipes. Secili nga ne duhet ti bashkohet kësaj përpjekje, bashkë për ndryshim, Shqipëria fiton. Kam nevojë për forcën tuaj dhe ndihmën tuaj. Bashkë do të kapërcejmë çdo pengesë dhe do të përmbushim çdo ëndërr”, tha Basha në fund të fjalës së tij.e.k

FJALA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA NË HAPJEN E FUSHATËS ELEKTORALE

Mirëmbrëma Shqipëri!
Përshëndetje ju motra dhe vëllezër që keni mbushur këtë shesh.
Ju motra dhe vëllezër shqiptar kudo që ndodheni në këtë mbrëmje hyjnore të bashkimit tonë për ndryshim me të cilin do të fitojë Shqipëria dhe çdo shqiptar.
Mirëmbrëma kandidatëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë, aleatëve tanë të koalicioni, ekipit tonë të fitores dhe ndryshimit për çdo shqiptar.
Edhe 31 ditë!
Vetëm 31 ditë për të nisur së bashku rrugën e ndryshimit të Shqipërisë, rrugën e zhvillimit, të punësimit, të mirëqenies dhe të integrimit të saj në familjen tonë europiane.
Jemi këtu të gjithë bashkë dhe jam mes jush sepse ju keni marrë një vendim shumë të rëndësishëm ti japim së bashku fund tranzicionit shqiptar dhe të hapim një faqe të re të historisë moderne dhe europiane të Shqipërisë. Të mundësojmë që më të mirët, më të ndershmit të drejtojnë fatet e vendit sepse familja jonë e madhe Shqipëria ka nevojë sot më shumë se kurrë për punë, nder dhe ndryshim rrënjësorë. Sepse ne sot më shumë se kurrë duhet të mbrojmë e të vendosim në vendin e duhur krenarinë tonë të kahershme kombëtare si shqiptarë, sepse duhet të ndalojmë një orë e më parë këtë varfërim dhe këtë zbrazje që po i ndodh sot Shqipërisë. Sepse nënat dhe motrat tona duhet të kursen nga dhimbja që shkakton braktisja e vatrave të familjes, që si pasojë sjell braktisjen e madhe që ka pllakosur sot mbarë vendin. Sepse Shqipëria gjithmonë ka qenë kryelartë në shekujt e trazuar të historisë së vet. Dhe ne jemi sot këtu si përgjigje e thirrjes së saj për të ndalur dorën që zhvat pasuritë e kombit, dorën që vret shpresën e shqiptarëve dhe mendjen e errët që kërkon të mbjellë frikën dhe dyshimin në zemrat e bashkatdhetarëve tanë.
U bë më shumë se një vit që filluam këtë marshim, këtë rrugëtim për të ndryshuar vendin tonë. Është një rrugëtim i vështirë por të cilin ne e kryejmë me përgjegjësi dhe me një gëzim të brendshëm sepse ne jemi të vetëdijshëm se puna jonë është një përkushtim dhe sakrificë për vendin, për shqiptarët, për Shqipërinë, për kombin sepse po shkulim dhe çrrënjosim nga damarët e tokës tonë një kast, një grusht, një të keqe që ka vendosur të shterojë dhe të përvetësojë për interesat e veta të gjitha pasuritë dhe burimet që Zoti kaq bujarisht ia ka falur Shqipërisë. Dhe po luftojmë kundër një grushti njerëzish që janë gati të bëjnë gjithçka vetëm për të mbajtur karriget e tyre por në të vërtetë ata nuk na qeverisin por ju shërbejnë vetes dhe ortakëve të tyre që po rrëmbejnë përmes akteve grabitqare gjithçka që ky vend ka, pasuritë tuaj, pasuritë e kombit. Por vëllezër dhe motra ne po zhvillojmë edhe një betejë tjetër, një betejë brenda vetes.
Unë e di se pas 8 vitesh zhgënjime, mashtrime shumëkujt i ka humbur besimi e shumëkush mendon se ky vend nuk ndryshon. Për të gjithë ata që kështu mendojnë unë kam një pyetje për ju. A është kjo ajo që ne meritojmë? A janë varfëria dhe kostoja e jetës që rritet çdo ditë e më shumë ajo që ne meritojmë? A është mungesa e vendeve të punës, papunësia dhe mjerimi ajo që meritojmë? A është largimi nga sytë këmbët i rinisë, i këtij populli të talentuar, ajo që meritojmë? A është ky fati i shkruar për secilin prej nesh? Jo, nuk ka gënjeshtër më të madhe se kjo. Ky vend meriton më shumë, shqiptarët meritojnë më shumë dhe prandaj ne jemi sot këtu para jush që tua bëjmë të qartë të gjithëve, ne shqiptarët meritojmë më shumë dhe mundemi të bëjmë më shumë dhe do të bëjmë më shumë.

Miqtë e mi, të rinj dhe të reja studentë dhe studente, lulja e kombit tonë, energjia shpirti dhe forca e këtij vendi, bij dhe bija të Shqipërisë mbushini zemrat me shpresë, bashkohuni me ne për të ndryshuar këtë vend dhe për ta bërë atë si gjithë Europa.
Rini shqiptare, çdo gjë e mirë që i ka ndodhur këtij vendi, gjithçka që ka ndryshuar për mirë në këtë vend mban vulën tuaj, ka fytyrën tuaj. Ndaj edhe kësaj herë vendi ka nevojë ju, ndryshimi kërkon mbështetjen tuaj që e keni derdhur në këtë shesh e anembanë Shqipërisë. Për 8 vitet e fundit Shqipëria i është larguar Bashkimit Europian për faj të qeverisjes dhe kryeministrit në ikje. Shëndetësia jonë tregtia jonë, arsimi ynë, shëndetësia, gjithçka vazhdojnë të jenë në krizë, të preken, të varfërohen thellësisht nga fakti që Shqipëria është larg pranimit në Bashkimin Europian.
Jetët tona do të jenë shumë më të mira në çdo drejtim ku Shqipëria të plotësojë ëndrrën e saj dhe të bëhet pjesë e Bashkimit europian dhe unë e di se si arrihet kjo. E mbani mend si thonin ishte e pamundur që Shqipëria të hynte në NATO por ne caktuam një pikësynim, punuam fort dhe ia dolëm, sot Shqipëria është falë nesh anëtare e NATO-s. Mbani mend si të gjithë thonin se nuk mund të arrihej marrëveshja për lëvizjen e lirë pa viza, se ishte e pamundur, se s’kishte asnjë shpresë që shqiptarët të lëviznin të lirë, pa viza, me pasaportat e tyre. Por ne caktuam një pikë synim . Ne punuam fort dhe ia dolëm. Sot vij para jush për të shpallur një tjetër synim, një detyrë, një mision që i përgjigjet dëshirës së çdo shqiptari ndaj të cilit dhe ndaj të cilës angazhohem: Kur të më zgjidhni kryeministër detyra e parë madhore, misioni im hyjnor, misioni ynë hyjnor është futja e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Që Shqipëria të jetë e fortë, e përparuar, e mirë për të gjithë, na duhet urgjentisht t’i lëmë pas 8 vite ngecje, 8 vite hapa prapa, 8 vite larg Europës dhe të nisim marshimin tonë të pandalshëm deri në anëtarësimin e plotë të kombit të shqipeve, në familjen tonë europiane! Vëllezër dhe motra, qytetarë dhe qytetare për të arritur këtë çlirim dhe këtë ndryshim, për të arritur këtë aspiratë që sapo ju fola ne, ky ekip që shihni sot dhe unë kam nevojë për ndihmën tuaj sepse pa ju ëndrrat më të bukura, planet më serioze shndërrohen në përralla dhe në pluhur.
Pa ju, pa ndihmën e mbështetjen tuaj qëllimet tona për ndryshimin e madh që na pret mbeten thjeshtë ide dhe jo një udhëzues drejt një jete më të mirë. Në javët e ardhme le të qëndrojmë bashkë sa më afër, të bisedojmë ditë për ditë me njeri tjetrin, të bindim këdo që është në kërkim të shpresës se po punoj për një qëllim të lartë, se po punojmë për një qëllim fisnik, po punojmë për të garantuar një ndryshim të thellë, të vërtet e të pakthyeshëm për bijtë e shqipes. E që ky ndryshim të bëhet realitet secili nga ne duhet ti bashkohet kësaj përpjekjet.
Bashkë për ndryshim Shqipëria fiton. Sepse nuk mund tua fsheh forca e vërtetë e ndryshimit jeni vetëm ju. Unë jam këtu në mesin tuaj si lajmëtarë, si një udhërrëfyes për të marrë rrugën dhe shtegun e duhur. Kam pra nevojë për ju, për ndihmën tuaj, për forcën tuaj ndaj ju kërkoj sot të më bashkoheni në përpjekjet e fundit e fundit të këtij rrugëtimi për t’i sjellë ndryshim Shqipërisë.
Unë besoj tek ju, unë jam krenar për ju bashkëqytetarët e mi dhe ndjehem i nderuar për misionin e lartë që më keni besuar.
E di që së bashku dhe vetëm së bashku ne do të kapërcejmë çdo pengesë dhe do të përmbushim çdo ëndërr.
Dashuria për fëmijët, për familjet, për njeri-tjetrin, dashuria për Shqipërinë është forca që na mbush zemrat dhe na ushqen mendjen. Dhe dua që këtë dashuri të mos e përflasë në erë, por t’jua dëshmoj duke u shërbyer drejt rrugës së ndryshimit.
Ndryshimi që ka filluar që ka zbritur sonte në këtë shesh siç ka zbritur në mendjet dhe zemrat e shqiptarëve kudo ku janë.
Bashkë për ndryshimin, bashkë për Shqipërinë i sigurt që së bashku do të fitojmë, Shqipëria do të fitojë.
Ju faleminderit shumë!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Previous Post

Agron Shehaj merr lajmin e mirë nga ish zv. Presidenti i Pfizer: Në verë lehtësohen masat, do rritet numri i vaksinave

Next Post

Flutura Açka: O sot, o kurrë për shqiptarët!

droni

droni

Next Post
Basha: T’i japim fund tranzicionit dhe të hapim një faqe të re

Flutura Açka: O sot, o kurrë për shqiptarët!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.