Hapja e fushatës së PD do të bëhet me makina duke ndjekur shembullin e fushatës se Presidentit amerikan Joe Biden.
Makinat do të vendosen në mënyrë të rregullt në shesh, do të jenë 472 të tilla.
Do të jenë 4 veta brenda secilës makinë, të cilat që tani kanë filluar të qarkullojnë në rrugët e kryeqytetit.
Ndërsa 222 kandidatët do jenë në tribunë në podiumin e ngritur në sheshin Nënë Tereza. Aktiviteti pritet të hapet nga zëdhënësja e fushatës, pastaj do mbajë fjalën e rastit kreu i PD, Lulzim Basha.a.b













