Rreth orës 15:50, në rrugën “Demokracia”, në Vorë, në një pallat të braktisur, është gjetur i vetëvarur shtetasi T. K., 50 vjeç,i cili ishte larguar nga banesa më datë 19 mars, njofton policia e Tiranës.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. a.b












