Një punonjës i SHISH u sulmua gjatë natës teksa banesës së tij iu vendos tritol. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 në Lagjen Partizani në Burrel, ku ndodhi një shpërthim eksplozivi në banesën e Alfred Karaj. Policia njofton se nuk ka pasur dëme në njerëz pasi familja e Karajt ndodhej në Tiranë, te disa të afërmit e tij.
Shpërthimi ka shkaktuar dëmtime në pallat dhe në banesa. Disa prej tyre kanë pasuar krisje, thyerje dyersh dhe dritaresh. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale të konsiderueshme, ndërkohë që sasia e tritolit dyshohet se ka qenë mjaft e madhe, dhe është vendosur në pragun e shtëpisë.
Autorët e krimit duket se kanë studiuar mirë zonën, pasi në vendin ku kanë vendosur lëndën plasëse nuk ka pasur kamera sigurie. Mirëpo, policia ka mundur që të sekuestrojë kamerat që ndodhen më afër, për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Mat/informacion paraprak
Rreth orës 23.35, në derën e banesës së shtetasit A.K., në katin e parë të një pallati, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, nga shpërthimi i sëcilës ka vetëm dëme materiale.
Nga veprimet e para rezulton se në banesë nuk ka patur njeri në kohën kur ka shpërthyer lënda plasëse.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Mat, po vijon punë për zbardhjen ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorëve.











