Dy vëllezërit e plagosur këtë mbrëmje ne Bardhaj të Shkodrës Hoten dhe Marjan Doçi janë nipat e Gentian Doçit, i përfshirë në skenarin e pengmarrjes se Jan Prengës, trupi i të cilit ende nuk është gjetur.
Gentiani është një prej personave të shpallur në kërkim për pengmarrjen e Prengës në Kamëz. Ndërkohë që në kërkim është shpallur edhe nga drejtësia italiane pasi akuzohet për trafik kokaine.
Hetimi do të zbardhë shkakun e vërtetë të ngjarjes. m.k











