Detaje të reja nga momenti i vrasjes se Edmond Kocit në Durrës. Autori ka qëlluar me breshëri plumbash në xhamin e derës së automjetit, vetëm në krahun e djathtë të automjetit, vendin e pasagjerit ku edhe ndodhej viktima.
Edmond Çekiçi siç thirrej ndryshe nga miqtë udhëtonte me një tjetër person që drejtonte automjetin.
Një automjet i ka prerë rrugën makinës me të cilën ata po udhëtonin. Në këtë moment shoqëruesi i Edmond Çekiçit, i cili po drejtonte mjetin, ka dalë nga makina për të pyetur çfarë po ndodh.
Një nga personat në mjetin që preu rrugën ka qëlluar për vdekje viktimën dhe më pas ata janë larguar.
Autorët lëviznin me një mjet tip Benz me targa të vjedhura në Tiranë i cili u gjet i djegur në zonën e Sukthit.
Brenda makinës policia ka gjetur edhe armën e krimit, një kallashnikov.
Pak muaj më parë, në tetor, Edmond Çekiçi ishte arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje, por u lirua nga gjykata pasi rezultoi pozitiv me Covid-19. a.b












