• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha, takim me qytetarë e biznese në Berat: Berati po zbrazet, Shqipëria po zbrazet, nuk mund të vazhdohet më kështu!

droni by droni
20 March, 2021
in Politika
0
Basha në Berat, entusiazëm i madh në qytet, Basha: Ndryshimi kërkohet nga jugu në veri
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ndodhet në qytetin e Beratit, ka vizituar një biznes artizan.

Albana Balla, pronarja e këtij biznesi, u shpreh se xhiroja ditore është në zero për shkak të mungesës së turizmit. Përpos kësaj, ajo duhet të paguaj edhe taksat që janë shumë të larta.

“Lulzim Basha: Je mërzitur, se më thanë që kanë muaj që s’kanë xhiro!
Albana Balla: Shumë e vërtetë është. Shumë dobët është! Xhiro ditore zero! Turizmi këtu është shumë pak, por gjithsesi do ta kalojmë. Taksat janë pak të larta.
Lulzim Basha: Ia dilni në nxirrni të ardhura?
Albana Balla: Me shumë vështirësi!”

Duke theksuar veçantinë që ka qyteti i Beratit si një nga 30 qytetet e rralla të Botës, Basha tha se është një mëkat që sot ai vuan mungesën e turistëve. Ai përsëriti zotimin e tij se qeveria e ardhshme do të fokusohet që bukuritë e Beratit dhe të Shqipërisë t’i ekspozoj sa më mirë në sytë e qytetarëve europian. Ai gjithashtu tha se duke liruar nga çdo detyrim tatimor dhe duke e subvencionuar biznesin e artizanatit, krijohet mundësia që ky profesion i veçantë të mbetet një nga trashëgimit e rralla të Shqipërisë.

Lulzim Basha: Unë dua t’ju përsëris një zotim që ia thashë edhe një zonje në Gjirokastër që nuk mund të ketë turizëm pa zhvilluar ato veçori që i kthejnë sytë atyre turistëve europian, amerikanë, perëndimorë, por jo vetëm nga Shqipëria. Sepse ne vërtet kemi plazhe të mrekullueshme, kemi detin, kemi ushqimin. Pra, kemi kaq shumë për të ofruar të cilën duhet realisht ta mbështesim dhe ta fusim në vëmendjen e turistit dhe ta fusim në treg. Dhe një nga gjërat më të veçanta përveç bukurive natyrore, itinerarit historik të Shqipërisë ku Berati është një histori e gjallë. Është në krye të listës së 30 qyteteve më të rralla të botës dhe s’ka si të jetë ndryshe. Artizanati që është zhvilluar ndër shekuj nuk mund ta lëmë të vdesë në këtë dekadë që është dekada ku ne duam ta fusim Shqipërinë në hapin e turizmit botëror. Kjo bëhet së pari duke defiskalizuar plotësisht artizanatin. Pra, duke e liruar nga çdo detyrim tatimor dhe e dyta duke e subvencionuar. Kjo është punë dore, nuk është industri. Është një punë e cila kërkon talent, kërkon sakrificë të madhe dhe kërkon një përkushtim që shkon përtej një pune normale. Dhe për këtë arsye ka nevojë për subvencionim. Në shifra të cilat janë plotësisht të përballueshme nga buxheti dhe për çdo lek, çdo euro që do të hidhet për artizanatin do na sjellë 10-fish, 100-fish, sepse turistët nuk vijnë vetëm të hanë të flenë. Ne duhet të synojmë turizmin elitar, turizmin e pasur dhe disa prej tyre e kanë marrë rrugën edhe pa asnjë reklamim të duhur të Shqipërisë. Tani ne kemi bashkuar forcat me disa prej institucioneve më elitare të turizmit në Europë dhe në Bashkimin Europian në mënyrë që të mundësojmë që turizmi shqiptar të përfitojë nga fondet e Bashkimit Evropian dhe duke përfituar nga fondet e Bashkimit Evropian e kemi shumë më të lehtë që të bashkojmë subvencionet shqiptare me ato të BE-së.
Gjithë ky shkurrajim, gjithë ky diversion që jo s’ka për të ndryshuar asgjë, bëhet vetëm dhe vetëm për të mbajtur këta ato që kanë marrë. A mund të vazhdohet më kështu? Berati po zbrazet, Shqipëria po zbrazet, nuk mund të vazhdohet më kështu! Duhet të kujtoni që më 25 prill do votoni për ekonominë tuaj, do votosh për këtë sipërmarrje që ke ngritur me mish e me shpirt, me thonj, do votosh për fëmijët e tu, për fëmijët e fëmijëve të tu, apo do votosh për një grusht oligarkësh dhe një kryeministër që na ka mbajtur peng, kjo është zgjedhje më 25 prill.

Previous Post

Nëse Kosova nuk siguron shpejt vaksina, Shqipëria do vaksinojë gjithë mjekët kosovarë

Next Post

Vaksinohen 500 mjekë dhe infermierë të Kosovës

droni

droni

Next Post
Vaksinohen 500 mjekë dhe infermierë të Kosovës

Vaksinohen 500 mjekë dhe infermierë të Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.