Presidenti i Serbisë Vuçiç ka provokuar rëndë sot përmes një postimi në Instagram përmes të cilit cënon integritetin territorial të Kosovës. Në foton e postuar nga Vuçiç shihet harta e Kosovës me flamurin e Serbisë në të.

Ministri i Diasporës në Qeverinë e Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar pas fotografisë që ka publikuar presidenti serb.
“Republika e Serbisë nënshkroi një deklaratë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë për të respektuar procesin e paqes rajonale. Diplomacia e fotove në instagram zhvlerëson seriozitetin e shtetit serb në mardhëniet ndërkombëtare.
Sovraniteti i Republikës së Kosovë garantohet nga NATO dhe jo nga instagrami. Kjo është arsye e mjaftueshme që presidenti serb ti ofrojë shtetasve të vet, një të ardhme të cilën mund ta përballojnë. Roli i Gavrilo Principit në kohën e integrimit europian nuk mirëkuptohet. Serbia duhet të mos kapitullojë përballë pamundësive të saj! As në instagram”, ka thënë Majko.
Foto ka shkaktuar një zemërim i madh në mesin e shqiptarëve, të cilët kanë filluar një fushatë për largimin e saj nga rrjeti social Instagram. a.b











