Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar dy vite burg për Llallën dhe përjashtimin e tij për pesë vite nga shërbimet publike. Llalla nuk ndodhej në sallë, ndërsa përfaqësohej nga nga avokati i tij, Sokol Hazizaj.
Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 2 prill kur pritet të shqyrtohet nga trupa e GJKKO-së vendimi për Llallën, procesi ndaj të cilit po zhvillohet në gjykim të shkurtuar.
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u largua nga detyra në 8 dhjetor 2017 pasi i skadoi mandati dhe në vend të tij u zgjodh vetëm me votat e socialistëve, kryeprokurorja Arta Marku.
Llalla është një prej tre zyrtarëve të lartë shqiptarë, për të cilin sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, më 14 shkurt të 2018, komunikoi vendimin se ai nuk do të shkelë kurrë në tokën amerikane. Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk është pajtuar me këtë vendim të SHBA-së. a.b












