7 mësues të shkollës Zharrës të cilët kanë bërë vaksinën astrazeneca një ditë më parë, sot nuk janë paraqitur në punë.
Po ashtu edhe 3 mësues në shkollat e qytetit të Fierit, nuk janë paraqitur pasi kanë bërë vaksinën. Shak është se kanë shfaqur simptoma të ndryshme, si temperaturë të lartë dhe të vjella. Pritet që për këto probleme të ketë dhe reagime nga ana e ministrisë së shëndetësisë, raportohet sot në mediat online, syri dhe dosja.
Prej datës 13 mars, Shqipëria nisi vaksinimin e mësuesve me 38 mijë e 400 dozat AstraZeneca që mbërritën nga Suedia në vendin tonë. Qeveria dhe kryeministri janë shprehur optimistë, por dhjetra mësues në të gjithë vendin kanë refuzuar dhe ende nuk janë paraqitur për të marrë vaksinën. Në total nga e shtuna deri më sot vaksinën e kanë marrë 6120 mësuesë nga 25 mijë mësuesë që ka në të gjithë vendin. a.b












